1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Planet e Sarkozisë për Këshillin kombëtar të mbrojtjes dhe të sigurisë

Presidenti Nicolas Sarkozy po e zgjeron shtabin e mbrojtjes në për ta shndërruar atë në një "Këshill të Mbrotjes dhe të Sigurisë Kombëtare" sipas modelit të SHBA.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy, 1 maj 2008

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy, 1 maj 2008

Një dokument i unionit kristiandemokrat/kristiansocial në Gjermani po shkakton debat brenda koalicionit të madh qeverisës së bashku me socialdemokratët. Fjala është për krijimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, sipas modelit të SHBA, që duhet të atashohet pranë zyrës së kancelares. Edhe qeveria franceze e ka hedhur vështrimin drejt modelit të Uashingtonit. Ndërkohë presidenti Nicolas Sarkozy (Sarkozy) po e zgjeronn shtabin e mbrojtjes në pallatin Elize (Elysee), selia presidenciale në Paris, për ta shndërruar atë në një "Këshill i Mbrotjes dhe Sigurisë Kombëtare".

Ashtu si në Gjermani edhe në Francë po diskutohet për krijimin e një Këshilli Kombëtar të sigurisë në krye të të cilit të jetë presidenti Sarkozy.

Modernizimi i strategjisë së mbrojtjes në Francë është një ndër premtimet e shumta elektorale të Nicolas Sarkozy-së. Pas marrjes së postit përpara një viti ai ngarkoi një komision të krijuar enkas që të paraqesë librin e bardhë të politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes. Presidenti i Komisionit është nëpunësi shtetëror Jean-Claude Mallet: "Ne duam thjesht të zgjerojmë mbrojtjen ushtarake në strategjinë kombëtare të sigurisë duke inkuadruar në të edhe xhandarmërinë dhe policinë. Për këtë na nevojitet një strategji në nivelin më të lartë shtetëror, që do të thotë një këshill i ri, i cili të kujdeset për mbrojtjen kombëtare dhe sigurinë, nëse kombi është në rezik."

"Conseil de défense et de sécurité nationale" (Këshilli i Mbrojtjes dhe i Sigurisë Kombëtare) do të emërtohet ky dikaster, i cili do të përfshijë shtabin e mbrojtjes dhe Këshillin për Sigurinë e jashtme dhe të brendshme. Qëllimi është në radhë të parë një bashkëpunim më efikas midis dy shërbimeve sekrete. Qeveria franceze do të jetë e armatosur ndaj kërcënimeve të llojit të ri siç janë sulmet terroriste.

Ashtu si edhe dy strukturat paradhëse edhe Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes dhe i Sigurisë do të inkuadrohet në strukturën e kabinetit presidencial. Se përse këtë e shpjegon Jean-Dominique Merchet, ekspert për mbrojtjen në gazetën Libération: Dallimi i madh mes Gjermanisë dhe Francës në institucione konsiston në faktin, që në Francë lidhur me çështjet e sigurisë, diplomacisë dhe të ushtrisë ka një shef, e ky është presidenti i republikës që zgjidhet direkt nga populli."

Politika e sigurisë dhe e mbrojtjes në Francë pra është një çështje e kreut të shtetit, e përcaktuar kështu në kushtetutën franceze. Si rjedhojë me shumë gjasë askush nuk do të zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, sepse një pozicion i tillë tradicionalisht i është rezervuar presidentit francez.

Megjithatë deri më sot për çështjet e sigurisë është kujdesur edhe kryeministri. Nën kryeministrin qëndron "Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Kombëtare" i themeluar në vitin 1962, që gjithashtu është përgjegjës për sigurinë e brendëshme dhe të jashtme të Francës. Në çfarë forme ky sekretariat do të inkuadrohet në këshillin e ri, kjo tani për tani nuk është përcaktuar. Në të kundërt është e qartë, që Nicolas Sarkozy do të forochet me ristrukturimin e sistemit presidencial të Francës. Lidhur me këtë gazetari Jean-Dominique Merchet.

"Eshtë e vërtetë që sot ka një përqëndrim më të madh të pushtetit në pallatin Elize sa u përket çështjeve të sigurisë dhe të mbrojtjes. Megjithatë kjo nuk është ndonjë gjë e re. Kryeministri asnjëherë nuk ka luajtuar ndonjë rol të madh në politikën e sigurisë së vendit. Ndonëse kjo është e parashikuar në dokumenta, por ekziston vetëm në mënyrë teorike. Ai gjithmonë ka qenë në pozicionin të dytë dhe asnjëherë në të parin."

Bashkë me kolegët e tij nga politika e jashtme, e brendshme, e mbrojtjes si dhe ajo e financave kryeministri François Fillon do të jetë antar i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes dhe të Sigurisë. Përkrah politikanëve në këshill do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shërbimeve sekrete, ushtarakët si dhe një forum ekspertësh. Libri i bardhë për politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes do t´i paraqitet në qershor presidentit Sarkozy. Në vjeshtë këshilli mund të fillojë punën.

  • Data 13.05.2008
  • Autor Oekonomopulos, Silke, Paris
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dz4K
  • Data 13.05.2008
  • Autor Oekonomopulos, Silke, Paris
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dz4K