1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Planet e Obamës për t'i vënë bankat më shumë nën kontroll - Reagime dhe vlerësime

Barack Obama do që t'i vërë bankat nën një kontroll më të fortë. Por reagimet për planet e presidentit janë të ndryshme. Gjithsesi fjala e fundit lidhur me kufizimin e sferës së veprimit të bankave nuk është thënë ende.

default

President Barack Obama, 14 janar 2010

Me propozimet e tij për rregullimin e veprimtarisë së bankave presidenti amerikan Obama e preku në thelb shpirtin e amerikanëve. Të inatosur për shkak të pagesës së shpërblimeve për punonjësit e bankave shumë amerikanë janë pro idesë së presidentit:

"Për mua ky hap është në përgjithësi i drejtë."

"Eshtë konsekuencë logjike prej krizës ekonomike."

Megjithatë ndihet edhe skepticizimi i zakonshëm ndaj pushtetit të shumtë të qeverisë në Uashington.

"Unë nuk dua që qeveria të përzihet te ekonomia", thotë një kalimtar, që është kundër propozimit të Obamës për të kufizuar madhësinë e bankave. Ai mendon se edhe ndalimi i spekulimeve, që mund të bëjnë bankat me paratë e tyre, apo duke marrë pjesë p.sh. në fondet e letrave me vlerë, është i ekzagjeruar.

Wall Street nach Absturz von American International Group

Wall Street

Sa u përket vetë bankave, ato për momentin po reagojnë fare pak. Gjithësesi Diane Swonk, punonjëse e firmës së konsulencës Mesirow Financial, e cila merret me këshillimin e klientëve për depozita bankare, i kritikon hapur propozimet dhe rregullat, që do të vendosë Obama, duke i quajtur si populizëm të pastër:

„Në fund është e thjeshtë që t'i bësh bankat kokë turku, sepse shumë njerëz janë të inatosur me bankat. Por kjo s'ka kuptim, sepse pa bankat nuk bën dot gjë.“

Swonk shpreson se Kongresi do të jetë më i arsyeshëm dhe kompetent në këtë fushë. Obama nga ana e vet e quan këtë si presion të lobiistëve, të cilët po përpiqen që t'i ndalin nismat e tij. Dukle prezantuar planet e tij të reja presidenti u ankua se:

„Javët e kaluara kemi parë vetëm një ushtri lobistësh, të dërguar nga Wallstreet në Capitol, që po përpiqen për të bllokuar disa rregulla të arsyeshme, të cilat mbrojnë ekonominë tonë dhe qytetarët e vendit.“


Presion nga lobistët, apo njohje e çështjes dhe komptencë profesionale?

Republikanët nuk iu bashkangjitën në Dhomën e Përfaqësuesve hapave të parë të Obamës për rregullimin e tregjeve financiare.

Kongress auf Capitol Hill Washington

Kongresi në Capitol Hill Uashington

Demokratët i kaluan ato të vetëm falë shumicës në këtë instancë. Këto plane parashikojnë krijimin e një organizate për mbrotjen e konsumatorëve, më tepër transparencë dhe marrje përsipër detyrimesh nga ana e bankave për të pasur më tepër kapital të vetin. Por këto propozime kanë disa muaj, që kanë ngecur në Senat. Dhe republikanët kanë tani aty aq përfaqësues, sa mund t'i bllokojnë planet e miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve. Gjithsesi në Senat nuk është thënë ende fjala e fundit për kufizimin e fushës së veprimit të bankave. Në këtë vit zgjedhjesh shumëçka do të varet prej strategjisë, që do të përdorin republikanët në Senat. Specialisti i gazetës Wallstreet Journal për bankat David Wessel është i bindur se:

„Në fund të fundit gjithçka do të varet prej asaj, nëse republikanët do të duan t'i thonë stop presidentit, apo të godasin bankat.“

Autor: Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 25.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lfxf
  • Data 25.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lfxf