1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Plan A, A2, por jo "Plan B" - lojëra planesh me refugjatët

CDU, partia kristiandemokrate e kancelares Merkel nuk po paraqitet tërësisht unike në zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Por performanca aktuale lidhet me zgjedhjet e afërta në tre lande gjermane, komenton Bernd Gräßler.

Deutschland Angela Merkel mit Julia Klöckner beim CDU-Parteivorstand

Merkel dhe Julia Klöckner (djathtas)

Pikërisht zëvendëskryetarja e CDU-së, Julia Klöckner (djathtas në foto), e cila para pak ditësh iu rekomandoi kolegëve të partisë së saj- "ta qepnin njëherë gojën" - e shqyen këtë të fundit- më falni, por nuk është fjalë e thënë nga unë. Një propozim i quajtur "Plan A2" duhet të zëvendësojë planin për zgjidhjen e krizës së refugjatëve të kancelares Merkel përmes një strategjie kombëtare. Bëhet fjalë për kampe pritjeje direkt në kufi për fluksin e pandalur të refugjatëve dhe "kontigjente ditore". Kjo do të thotë që do të lejohen të kalojnë aq refugjatë të kalojnë kufirin, sa mund edhe të akomodohen.

Por vetëm etiketimi i këtij plani dhe përmbajtja e tij tregojnë se në ç'situatë të vështirë është futur CDU-ja, e cila për muaj me radhë nuk ishte dakord me politikën e refugjatëve të kancelares, por edhe nuk tentoi ta korrigjojë atë. Tani priten votime në tre lande gjermane, vlerat në sondazhe të CDU-së po bien edhe për shkak të politikës së refugjatëve të Angela Merkelit. Julia Klöckner, kandidate kryesore e CDU-së në landin e Renani-Pfalcit druan se po i ikën nga duart fitorja.

Fushatë zgjedhore kundër Berlinit

Ajo po merr në dorë - si shumë politikanë landesh - të drejtën prej zakonit, pra profilizimin kundër "atyre atje në Berlin", koalicionit e kancelares. Por Klöckner nuk do ta quajë Plan B propozimin e saj, sepse kancelarja e refuzon ta këtë këtë plan, por me pak drojë ajo e quan "A2" dhe thekson se bëhet fjalë vetëm për një komponente shtesë kombëtare të planit të Merkelit "Plan A"- një strategji mbarëeuropiane.

Bernd Graessler

Bernd Graessler

Kjo është modesti e tepruar...Sepse propozimi i Klöcknerit për të lejuar vetëm "kontigjente ditore" përmes kufirit bavarez, do të kërkonte që përkohësisht ta mbyllje kufirin. Sigurisht nuk bëhet fjalë për gardhe me gjemba apo urdhër për të qëlluar, por për pika kontrolli në rrugë nacionale ende të pakontrolluara dhe më shumë patrullim policie në kufirin austriako-bavarez. Konstitucionalistët thonë se është legjitim ndalimi i udhëtimit ilegal në këtë mënyrë. Loja e Klöcknerit me këtë plan sigurisht nuk ka për të marrë duartrokitjen e Merkelit. Sepse publikisht ajo i mbetet qëndrimit të saj për të treguar "një fytyrë miqësore" për të gjithë të sapoardhurit. Kontigjentet ditore, mund të quhen edhe një "kufi maksimal ditor", dhe ky bie ndesh me moton e Merkelit, "Ne ia dalim mbanë".

Angela Merkel ka qenë e informuar

Por oh, tani shohim një mrekulli të vogël! Partia e kancelares Merkel në këtë rast e veshur me uniformën e sekretarit të përgjithshëm lëvdon planin "A2" të Klocknerit si një "vazhdim të kursit të deritanishëm". Dhe siç dëgjohet në Berlin madje propozimi i Klöcknerit ka qenë dakorduar më parë më kancelaren Merkel. Si duhet menduar tani? E qartë është: Nga njëra anë është refuzimi publik i Merkelit edhe për të folur për një plan B. Në anën tjetër qëndron realiteti, politika realiste. Presioni ndaj asaj që mediate quajtën "gruaja më e fuqishme e botës" është si në Gjermani dhe në shkallë botërore kaq i madh, saqë ajo prej kohësh ndodhet në tërheqje në debatin për krizën e refugjatëve, po qe se nuk bie fjala për "kufi maksimal" dhe "Plan B". Kërcënimi për humbje në zgjedhje luan këtu një rol të veçantë.

Ju mund të shprehni mendimin tuaj në fund të këtij artikulli. Ne e mirëpresim shprehjen e opinionit Tuaj!