1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Plan 3-vjeçar kursimesh të rrepta në Greqi

Qeverinë greke e presin këtë javë dy sprova të mëdha: Aprovimi i planit afatmesëm të kursimeve të rrepta dhe i ligjit zbatues, që do t'i hapin rrugën kreditimit të mëtejshëm të vendit të kërcënuar nga falimentimi.

Tourists from Australia sleep outside the ships during a 48-hour strike in the port of Piraeus, near Athens, Tuesday, June 28, 2011. Workers across Greece walked off the job Tuesday at the start of the 48-hour general strike as lawmakers debate a new round of austerity reforms designed to win the country additional rescue loans needed to avoid bankruptcy. (Foto:Petros Giannakouris/AP/dapd)

Grevë 48-orëshe e sindikatave dhe e të revoltuarve në Greqi

Për qeverinë e saporeformuar të socialistëve grekë dhe kreut të tyre Papandreu zaret u hodhën: Nesër paradite (29.06) ftohet të kalojë në parlament paketa shtesë e kursimeve prej 28 miliardë eurosh e planit afatmesëm 2012-2015, diskutimi i të cilit filloi të hënën pasdite në seancën plenare. Të enjten (30.06) pritet të aprovohet ligji zbatues i këtyre masave. Një sprovë e dyfishtë, pra, që e bën kohën politike të rrjedhë për qeverinë në mënyrë shumë të mundimshme. “Duhet më parë të ekzistojmë nga pikëmamja financiare që të mund të përmirësojmë situatën” theksoi në tone të larta ministri i ri i Financave Evangjellos Venizellos që për të hedhur poshtë objeksionin kushtetues të së majtës, se “paraqitja e një plani të tillë si një dispozitë e thjeshtë është antikushtetuese”, iu desh të mobilizojë edhe fondin e njohurive të tij prej juristi në profesion. Atmosfera u ndez dhe më tepër kur nënkryetari Pangallos dha shpjegime për shprehjen e tij “ose mosfalimentim, ose tanke në mbrojtje të bankave” në intervistën e tij në gazetën spanjolle “El Mundo” që ngjalli reagime të mëdha.

Vota për planin shansi i vetëm për rimëkëmbjen e vendit

“Vota pasnesër përbën shansin e vetëm që ka vendi ynë për t'u rimëkëmbur” tha kryeministri Papandreu duke bërë fjalë për “detyrë patriotike”. Masat janë të tilla që media e quajti ministrin e Financave Venizellos “pistoletë me silenciator”. Ai nuk e fshehu edhe një herë se masat janë “të ashpra dhe në një masë të madhe të padrejta”, por ato i ndërmerr se “është plotësisht koshient për realitetin dhe rreziqet për qytetarin e thjeshtë dhe nivelin e jetesës së vendit në përgjithësi” në qoftë se nuk do të livrohen transhi i pestë prej 12 miliardë eurosh por edhe paketa e re prej rreth 120 miliardë eurosh.


Barra e taksave ngjall revoltë të përgjithshme

22 taksa të reja do të rëndojnë mbi shpatullat e qytetarëve që nga kjo javë, përmes të cilave qeveria do të marrë nga xhepi i një familjeje mesatare rreth 3.000 euro të tjera në vit. Rrogëtarët e vegjël do të rëndohen me 400 euro taksë në vit, kurse pensionistët do të paguajnë 5 “taksa solidariteti”. Të rinjtë do të paguhen me 20% më pak për punën e tyre, pijet freskuese do të kenë TVSH 23% (nga 13% deri tani) dhe më e keqja, të gjithë taksapaguesit me të ardhura vjetore mbi 12.000 euro do të paguajnë një “haraç” solidariteti të përshkallëzuar nga 1 deri 4 % për katër vjet. Një cunam i vërtetë fiskal që ngjall reagime madje edhe tek ajo pjesë e shoqërisë që e sheh me frymë autokritike qorrsokakun e vendit. “Dakord me revoltën, por në qoftë se kjo nuk shoqërohet edhe me autokritikë, në qoftë se gjithësëcili nga ne nuk do të shohë se si arritëm deri këtu, atëherë nuk do të ndryshojë asgjë” thotë artisti Nikos Portokalloglu, i cili shton se “ëndrra greke” gjithë këto vite ishte kaüja e një vendi pune në sektorin publik.


Shoqërisht i padrejtë dhe ekonomikisht i paefektshëm

Por ky diskutim duket se nuk është i momentit për një shoqëri që duket e shokuar dhe në një pjesë të saj të madhe është nëpër rrugë dhe nëpër sheshet e revoltës. Sot edhe nesër (28.06/29.06) zhvillohet greva e përbashkët 48-orëshe e sindikatave të sektorit publik dhe privat me kërkesën që të mos kalojnë masat e planit afatmesëm.

A protester sits outside the ships during a 48-hour strike in the port of Piraeus, near Athens, Tuesday, June 28, 2011. Workers across Greece walked off the job Tuesday at the start of the 48-hour general strike as lawmakers debate a new round of austerity reforms designed to win the country additional rescue loans needed to avoid bankruptcy. (Foto:Petros Giannakouris/AP/dapd)

Prej grevës pritet të paralizohet gjithë vendi

Është hera e parë në historinë e sindikalizmit grek që zhvillohet një grevë e tillë dyditëshe e përbashkët. Opinioni dominues është se plani afatmesëm është shoqërisht i padrejtë dhe ekonomikisht i paefektshëm, pasi thellon dhe më tej recesionin. “Nuk është thjesht i padrejtë, është provokativ pasi hedh shumicën e shoqërisë në skëterrë” i thotë DW-së Taqis Janopullos, nënpunës privat dhe militant i “sheshit të të revoltuarve”, i cili shton: “Për një punonjës mesatar me të ardhura 1200-1300 euro në muaj do të thotë të humbasë në total nga të gjitha masat e deritanishme 5 paga në vit. Për një punonjës që fiton 600-700 euro, do të thotë të mësohet të rrojë me 300 euro. Për një brez të tërë të mos arrijë kurrë të plotësojë pullat e nevojshme që të gëzojë të drejtën e sigurimit social. E treta dhe kryesorja, të mos mund të bëjë asnjë programim jete. Asnjë çift i ri nuk mund të programojë të bëjë fëmijë, asnjë shkencëtar nuk ndjehet se në bazë të diplomës do të mund të gjejë punë, asnjë familje nuk mund të realizojë një jetë normale” thotë Janopullos dhe përfundon me moton e të revoltuarve “Të gjithë në rrugë, e gjithë Greqia një shesh”, në sheshin Sintagma ku protestuesit do të rrethojnë në mënyrë simbolike dhe parlamentin.

E kërcënuar nga kriza është vetë e ardhmja e fëmijve

Sheshi i protestave i ka sigurisht të gjitha “fiset e Izraelit”, akoma edhe të “privilegjuarit e prekur” por ka kryesisht njerëz të mundit dhe të djersës si Hrisa Baka. “Në këto momente jam e papunë. Më mbajnë mamaja ime dhe babai që merr pension 700 euro. Ishin 900, por i bënë edhe ato 700. I papunë është edhe vëllai im. Po fëmijën time kush do ta mbajë? Ata që vodhën para edhe për stërnipërit e tyre?” i thotë Hrisa DW-së pasi më parë firmosi në librin e nismës me emrin e koduar “300 grekë” për mosnjohjen e borxhit.

The enterpriser Maria Dimitriadi with her children among protesters of the Syntagma square; Syntagma square (Athens), Juni 2011; Copyright: DW/Nikos Angnostou

Maria Dhimitriadhi

“Janë këtu se u intereson direkt. Ka të bëjë me të ardhmen e tyre” thotë Maria Dhimitriadhi për dy fëmijët e saj që nuk harron t'i marrë më vete sa herë zbret në sheshin Sintagma. “Shohim që puna jonë po shkatërrohet pa ngrënë deri më sot asnjë euro nga asnjë” shpërthen Maria për biznesin familjar të krijuar me shumë mund nga prindërit e saj që tani po humbet klientelën dhe gjunjëzohet nga taksat dhe “haraçet e herëpashershme”.

Kur dikush ka borxhe duhet të ketë punë që t'i shlyejë

Me zërin e kundërshtarëve të planit afatmesëm bashkohet edhe akademiku ekonomist dhe eksperti ndërkombëtar i OKB-së dhe i BE-së, Kostas Vergopullos, i cili pati për auditor edhe të revoltuarit e sheshit. “Kur dikush ka borxh duhet të punojë, të sigurojë të ardhura të shtuara që të mund të shlyejë borxhet e tij. Këtu imponojmë një program çnjerëzor, që i dënon njerëzit në papunësi, të mos prodhojnë, të mbyllin bizneset. Kjo është plotësisht absurde” i thotë DW-së Kostas Vergopullos. “Janë të paefektshme, janë masa që asnjë nuk beson se mund të japin diçka pozitive.

View from the protest in front of the Parliament; Syntagma square (Athens), Juni 2011; Copyright: DW/Nikos Angnostou

Për çdo 1% recesion shtesë, që pritet të sjellin këto masa fiskale që do të përthajnë tregun, do të shtohen edhe 100.000 të papunë të tjerë” thotë për DW-në nga ana e tij analisti Babis Agrollambos, i cili sheh “batisje sociale”. “Masa nuk mund të marrim, por para duam”, sikurse pohon ai. Këtë dilemë të tragjedisë moderne greke ftohet ta menaxhojë qeveria e Papandreut, e cila deri në momentin e fundit do të vazhdojë të jetojë me ankthin edhe të votës së deputetëve socialistë në dy votimet e kësaj jave. Programi pritet të aprovohet, por sprova më e madhe do të jetë zbatimi i tij.

Autor: Niko Anagnosti
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 28.06.2011
  • Fjalët kyç Greqi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11kf0
  • Data 28.06.2011
  • Fjalët kyç Greqi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11kf0