1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

PKK-ja shpall partinë turke në qeveri AKP si armike të parë të popullit kurd

Qëndrimi i PKK-së vjen pasi ushtria turke sulmoi gjatë së martës sërish pozicionet e rebelëve kurdë në Veri të Irakut. Të hënën (14.01) kryeministri turk Erdogan deklaroi, se rebelëve do t'u vijë së shpejti fundi.

default

Irak, fshati kurd Deshtatak në kufi me Turqinë

PKK-ja e shpalli partinë turke në qeveri AKP si armik të parë të popullit kurd. Kështu u shpreh zëdhënësi i PKK-së për çështjet e jashtme, Ferman Garzan. Kjo deklaratë erdhi si pasojë e bombardimeve të fundit të aviacionit ushtarak turk në territorin e Irakut verior. Aviacioni bombardoi lokalitetet Sap-Sivi, Avasin-Basjan und Harkurk. Të dhëna për viktima nuk ka. Opinioni: Deklarata e PKK-së një ironi e hidhur

Deklarata e PKK-së, e cila përbuzet edhe në arenën ndërkombëtare, që armiku kryesor i saj është AKP-ja është vërtet një ironi e hidhur, sepse kjo parti e pati shumë më të vështirë të merrte vendim për bombardimin e kampeve të PKK-së, se sa kampi i kemalistëve apo ultranacionalistëve. Po ashtu në zgjedhjet e korrikut të vitit të kaluar AKP-ja arriti të fintonte në juglindje të Turqisë si partia e parë jo kurde, sukses që vëzhguesit politikë e interpretuan si dobësim të ndikimit të PKK-së në këtë zonë. Kjo prirje u theksua edhe më tepër prej vizitës së parë zyrtare të presidentit Abdullah Gyl pikërisht në territoret e banuara prej kurdve në juglindje të Turqisë, dhe deklaratave se konservatorët duan të angazhohen për mbyllur hendeqet e vjetra politike. Për këtë shkak deklarata e tanishme e PKK-së nuk do të irritorjë vetëm AKP-në, por edhe shumë kurdë që jetojnë në Turqi.

  • Data 16.01.2008
  • Autor Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CqPc
  • Data 16.01.2008
  • Autor Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CqPc