1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pjestarë të TMK-së mund të përfshihen në policinë kufitare

Trupat Mbrojtëse të Kosovës, kërkojnë që pjestarë të saj të përfshihen në policinë e Kosovës. Komandanti, gjenerali Sylejman Selimi, thotë se institucionet e Kosovës janë të detyruar t`i trajtojnë mirë antarët e TMK-së.

Ushtarë gjermanë në Kosovë

Ushtarë gjermanë në Kosovë

Komandanti i TMK-së, gjeneral Sylejman Selimi, kërkon nga qeveria e Kosovës që të mbështesë idenë e tij, që pjestarët e TMK-së të cilët nuk do të përfshihen në Forcën e re të Sigurisë së Kosovës, të përfshihen në policinë kufitare. SHPK-së ka një njësit që patrullojnë kufijtë e Kosovës së bashku me forcat paqeruajtëse. Gjeneral Sylejman Selimi, i tha DW-së se përfshirja e pjestarëve të TMK-së në policinë kufitare do të kënaqte interesat e tyre. "Policia e Kosovës ka qasje në patrullimin e kufijve sidomos në pjesën që quhet vija e gjelbërt. Policia mud të rrisë numrin dhe ai numër të plotësohet nga pjestarët e TMK-së", thotë gjeneral Selimi

Zyrtarë nga Ministria e Brendshme, thonë se ata janë në dijeni të kësaj ideje, mirëpo akoma nuk kanë ndonjë qëndrim. Sidoqoftë, plani i Marti Ahtisarit, parasheh shpërbërjen e TMK-së dhe krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Shumë pjestarë të TMK-së, nuk do të përfshihen në këtë forcë, por ata do të pensionohen parakohe. Gjeneral Sylejman Selimi, thotë se institucionet e Kosovës kanë obligim ndaj këtyre pjestarëve që t'i trajtojnë ata në mënyrën më të mirë të mundshme.

"Pjestari i TMK-së e ndien veten krenar kur e mbështet shteti kur e mbështet ligji. Shpërbërja e TMK-së duhet të bëhët me ligj dhe pjestarët e TMK-së duhet të trajtohen me ligj. Pos ligjit, pjestarët e TMK-së duhet të kenë edhe përkrahje të tjera, në këtë rast po flasim për punësim", thotë gjeneral Selimi.

Krerët e misionit të BE-së në Kosovë, kanë kërkuar nga TMK-së që t'i nështrohen procesit të shpërbërjes ashtu siç parasheh plani i Marti Ahtisarit, në mënyrë që të krijohet Forca e re e Sigurisë së Kosovës. Shefi i zyrës civile ndërkombëtare, Peter Faith, ka thënë se ky proces duhet të shtyhet përpara dhe ai së bashku me KFOR-in dhe NATO-n po ndihmojnë që Forca e re e Sigurisë së Kosovës të arrijë kapacitetin e plotë më së largu deri në gjysmën e vitit të ardhshëm.

  • Data 16.09.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJ9f
  • Data 16.09.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJ9f