1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pjesëmarrje masive në zgjedhje - ANC prin rezultatet

Në zgjedhjet parlamentare të mërkurën (22.4.) kanë marrë pjesë më shumë afrikanojugorë se ç'pritej. Për shkak të pjesëmarrjes së madhe, në shumë vende para lokaleve zgjedhore u krijuan rreshta të gjata kilometërshe.

Për shkak të pjesëmarrjes së madhe, në shumë vende para lokaleve zgjedhore u krijuan rreshta të gjata kilometërshe.

Për shkak të pjesëmarrjes së madhe, në shumë vende para lokaleve zgjedhore u krijuan rreshta të gjata kilometërshe.

...Kështu mund të dalë në publik në fakt vetëm njëri: laureati i çmimit Nobel, Desmond Tutu. Para pak kohe ai hoqi dorë nga kërcënimi për bojkotimin e zgjedhjeve, duke votuar siç duket për herë të parë në jetën e tij, kundër Kongresit Nacional Afrikan (ANC), të cilit ia mohoi simpatinë pas vënies në fron, të Jacob Zumës.

Jacob Zuma

Jacob Zuma- Pyetja e madhe është nëse ANC është në gjendje të mbajë shumicën prej dy të tretave, nën presidentin e ri të diskutueshëm, Jacob Zuma.

Parardhësi i Zumës i larguar nga pushteti, Thabo Mbeki, i cili është distancuar dukshëm nga ANC, e dha votën e tij në Johannesburg. Pyetjes se ku e ka vënë kryqin kësaj rradhe Mbeki, refuzoi t`i jepte përgjigje duke e quajtus si antikushtetuese. "Votimi është i fshehtë dhe fundja prej tij varet e ardhmja e vendit tonë. Votuesit duhet të jenë në gjendje të vendosin në bazë të ndërgjegjes së tyre."

Krahas kryepeshkopit Tutu, votat i dha edhe laureati tjetër i Çmimit Nobel, 91-vjeçari Nelson Mandela. I mbështetur nga shefi ranojal i ANC-së, Mandela duke buzëqeshur dhe pa thënë asnjë fjalë, hodhi votat në kutinë e votimit. Mandela ka marrë pjesë dy herë në manifestimet e Zumës, së fundi edhe me fanellën e këtij të fundit. Tjetri laureat i Çmimit Nobel, që votoi ishte presidenti i fundit i bardhë, Frederik W. de Klerk. "Unë me siguri që kam votuar për opozitën, por se për cilën parti nuk e them."

Laureati i çmimit Nobel, Desmond Tutu duke dhënë votën në Cape Town, 22 prill 2009

Laureati i çmimit Nobel, Desmond Tutu duke dhënë votën në Cape Town, 22 prill 2009. Siç duket ai voton për herë të parë kundër Kongresit Nacional Afrikan (ANC)

Për herë të parë de Klerk, nuk mundi të votonte më për partinë e tij të mëparshme, partinë e aparteidit NP (National Party). Ajo është rrënuar në vorbullën e historisë.

Votimi, që duhej të përfundonte në mbrëmje, në orën 21, zgjati në fakt deri në orët e para të mengjezit. Zgjedhësit patën durim engjëllor. Në disa lokale zgjedhore mungonin fletët e votimit. Duket se në rezultate kryeson ANC-ja, Kongresi Nacional Afrikan para partive të tjera Aleanca Demokratike (DA) dhe Kongresi i Popullit (COPE).

Mandela duke hedhur votat në kutinë e votimit.

I mbështetur nga shefi ranojal i ANC-së, Mandela duke buzëqeshur dhe pa thënë asnjë fjalë, hodhi votat në kutinë e votimit.

Pyetja e madhe është nëse ANC është në gjendje të mbajë shumicën prej dy të tretave, nën presidentin e ri të diskutueshëm, Jacob Zuma. Kryetarja e opozitës Helen Zille e quajti Zumën, makinë që shkatërron kushtetutën. Partia e saj, DA, mund të fitojë më shumë se 15 përqind. Analistët në mbarë vendin, presin që faksioni i ANC-së, COPE të dalë në vendin e tretë. Në provincën turistike Westkap përreth Kapstadtit, ANC mund të detyrohet madje të dalë në opozitë.

Autor: Claus Stäcker / Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama