1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pjesëmarrësit nuk kanë më kohë

Konferenca e paqes për Lindjen e Afërme në SHBA është një nga temat që komentohet në shtypin gjerman të së hënës.

default

Akademia amerikane Chapel, Annapolis, Maryland, ku pritet të zhvillohet takimi për Lindjen e Mesme

Kështu, në gazetën NÜRNBERGER ZEITUNG ndër të tjera lexojmë: "Të gjithë pjesëmarrësit nuk kanë më kohë. Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, me iniciativën e tij e të cilit po mbahet konferenca, dëshiron ta mbyllë patjetër me një sukses periudhën e tij në post. Nëse dështojnë sërish negociatat, Izraeli duhet të llogarisë një forcim dramatik të forcave radikale palestineze. Presidenti Abaz do ta humbte në këtë rast përfundimisht luftën brendapalestineze për pushtet. Shtetet e moderuara arabe, duke përfshirë Sirinë dhe Arabinë Saudite do të korrnin disfatë në garën me Iranin për të sunduar rajonin, ndërsa BE do të shuhej nga defteri për një kohë të gjatë si fuqi me ndikim në rajon. Rrallë kanë qenë të dënuara në një masë të tillë të kenë sukses palët negociuese, sa janë ato të mbledhura këtë herë në Anapolis." TAGESPIEGEL që del në Berlin konstaton një sukses në përgatitjet e konferencës së Lindjes së Afërme: "SHBA dhe Izraeli mund të regjistrojnë që tani një sukses: pjesëmarrjen në konferencë të Sauditëve. Riadi, i ndodhur nën presion të madh, nuk donte të ishte prishësi i lojës. Kësaj i shtohet frika nga një Iran i forcuar. Që Siria ndodhet gjithashtu në varkë, kjo u pëlqen arabëve. Damasku arriti me sa duket të marrë siguri që në konferencë do të flitet për lartësitë Golan. Nëse në saj të konferencës së Anapolisit arrihet që SHBA të mos e vështrojnë edhe më tej Sirinë si shtet vagabond, ky do të ishte një sukses. Dhe ndoshta hapi i parë në pakësimin e polarizimit të rajonit, të nxitur nga qeveria Bush. Atëherë konferenca do të paraqiste më tepër se një fotografi të përbashkët për të pashpresët." Ndërsa në gazetën DIE WELT për të njëjtën temë lexojmë: "Para konferencës së paqes për Lindjen e Afërme në Anapolis pranë Uashingtonit, izraelitët dhe palestinezët kanë sinjalizuar gatishmëri të dukshme për kompromise. Zëdhënësja e qeverisë izraelite, Miri Eisin tha ndër të tjera se ajo e përshëndet pjesëmarrjen e Sirisë dhe se Izraeli dëshiron paqe me Sirinë. Për lëshime konkrete ajo nuk deshi të shprehej. Ndërsa kryenegociatori i palestinezëve, Saeb Erekat sinjalizoi gatishmëri të palestinezëve për të këmbyer territore të pushtuara në Jordanin Perëndimor me Izraelin. Erekati tha në një intervistë me CNN se kishte ardhur koha e vendimeve dhe se mund të kthehet në realitet përfytyrimi i SHBA për të pasur një zgjidhje me dy shtete brenda një viti. Sipas përfytyrimeve të presidentit amerikan Xhorxh Bush, izraelitët dhe palestinezët do të vendosin në Anapolis fillimin e negociatave direkte, për të rënë dakord deri në fund të periudhës së tij në post më 2009 për një zgjidhje me dy shtete. Vëzhgues tërheqin vëmendjen se marrja e pushteti nga Hamasët në Rripin e Gazës në verë i ka vështirësuar edhe më tepër negociatat. Mediet izraelite kanë publikuar ndërkohë projektin për një dokument të përbashkët të konferencës. Në të nuk përmenden çështjet kryesore si statusi i ardhshëm i Jeruzalemit, kthimi i refugjatëve palestinezë si dhe vendosja përfundimtare e kufijve." Dhe së fundi gazeta e Maincit ALLGEMEINE ZEITUNG, e cila ndalet në publikimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Australi, që shënoi edhe ndërrimin e pushtetit në këtë vend: "Ndërrimi i pushtetit në Australi ka në politikën ndërkombëtare ndoshta pasoja më të mëdha se sa vetë në Australi. Sepse në politikën e brendshme, nga fituesi i zgjedhjeve Kevin Rad (Rudd) nuk pritet ndonjë ndryshim radikal. Krejt e ndryshme është situata në politikën e jashtme: menjëherë pas fitores, Radi bëri të ditur se do t'i tërheqë nga Iraku ushtarët australianë. Kjo do të thotë se presidenti amerikan, Xhorxh Bush humbet një aleat të rëndësishëm në Irak. Por presidentit i duhet të presë edhe të këqia të tjera: australiani ka premtuar ratifikimin e protokollit të Kiotos për mbrojtjen e klimës. Presidenti amerikan Xhorxh Bush do të jetë në konferencën botërore të klimës në dhjetor, në Bali, i vetmi refuzues i Kiotos".

  • Data 26.11.2007
  • Autor ADD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CT0X
  • Data 26.11.2007
  • Autor ADD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CT0X