1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pishtari olimpik do ta vazhdojë rrugën e tij

Këtë valë protestash kinezët nuk e kishin pritur. Kudo ku kalonin vrapuesit me pishtarin olimpik ditët e shkuara, pati protesta. Ato drejtoheshin kundër politikës së Kinës ndaj Tibetit dhe minoriteteve të tjera

Gabriela Sabatini mban pishtarin olimpik në Buenos Aires, 11 prill, 2008

Gabriela Sabatini mban pishtarin olimpik në Buenos Aires, 11 prill, 2008

Pavarësisht nga protestat e përbotshme kundër politikës së Kinës ndaj Tibetit, vrapimi me pishtarin olimpik do të kalojë sipas planit edhe në malësinë e Himalajës. Këtë e konfirmoi presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Zhak Rogge në fundjavën e shkuar në Pekin. Ekzekutivi i IOC-së debatoi edhe njëherë për këtë çështje dhe vendosi që t'i përmbahet itinerarit të caktuar, tha ai.

Flaka olimpike - Champs Elysees, 7 prill 2008

Flaka olimpike - Champs Elysees, 7 prill 2008

Udhëtimi i përbotshëm i flakës olimpike, i quajtur nga kinezët "udhëtim i harmonisë" kalon më shumë se 137 mijë kilometra dhe do të kalojë edhe në Malin Everest. Krahas kësaj, do të shtohet edhe më tej oferta e forcave kineze të sigurisë gjatë vrapimit të pishtarit olimpik. Këtë e bëri të ditur Komiteti Organizator i Pekinit, BOCOG. Megjithatë nuk u përmend një shifër e saktë e personelit shtesë. I ngarkuari i qeverisë gjermane, Gynter Nooke u shpreh ndërkohë kundër vazhdimit të diskutimit të mundësisë së bojkotimit të Lojërave Olimpike në Pekin: "Unë mendoj se nuk duhet të vazhdojë me të vërtetë të diskutohet bojkotimi i Lojërave Olimpike. Ai vetëm i bën të pasigurtë sportistët, ata janë përgatitur ndoshta për një ngjarje në jetën e tyre dhe duan të marrin atje një medalje, ndërsa kur dëgjojnë vazhdimisht, nuk e dimë nëse do të lejoheni të shkoni...Natyrisht që lojërat janë gjithmonë një aktivitet politik. Unë nuk kuptoj asnjërin që thotë "ne nuk duhet t'i politizojmë lojërat". Lojërat janë politike. Pekini deshi t'i shfrytëzojë ato për synimet e tij politike, të tjerët i shfrytëzojnë për interesat e tyre."

Mijra demostrues në San Francisco

Mijra demostrues në San Francisco

Deklarata e të ngarkuarit të qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut kundërshton kështu edhe deklaratën më të fundit për natyrën e Lojërave, që Kinës i erdhi nga Pakistani. Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf u shpreh të hënën gjatë një vizite në Kinë pikërisht kundër "politizimit" të Lojërave ose dëmtimit të tyre: "Përsa i përket veprimit në të gjithë botën, në disa pjesë të botës, ne e dënojmë atë shumë fort. Sepse ne mendojmë se politika duhet të mbahet jashtë sportit. Sporti gjeneron vëllazërim, sporti gjeneron afëri. Tani, nëse ne sjellim politikë në të, atëherë e gjithë ideja e sportit vritet", deklaroi presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf në Pekin.

  • Data 15.04.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Di5d
  • Data 15.04.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Di5d