1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Pishtar në juglindje të Evropës?

Orban në Hungari, Ponta në Rumani dhe tani vendimi i diskutueshëm i marrë nga Banka Qendrore në Serbi: Në juglindje të Evropës duket se janë duke u shfaqur katakteristika të një stili të ri politik.

Viktor Orban

Viktor Orban

Orban në Hungari, Ponta në Rumani dhe tani vendimi i diskutueshëm i marrë nga Banka Qendrore në Serbi: Në juglindje të Evropës duket se janë duke u shfaqur katakteristika të një stili të ri politik, me parrulla lapidare dhe besim të tepruar tek vetvetja në përballjen me Brukselin. Fillimi ishte i kryeministrit hungarez.

Idhtarë të kryeministrit hungarez festuan idhullin e tyre më 15 mars, ditën e festës kombëtare në Hungari. Politikani nacional-konservator Viktor Orbán, foli para parlamentit duke iu drejtuar qindramijëra idhtarëve, që e festojnë sikur të ishte Mesia. "Liri do të thotë që ne të marrim vendimet për rregullat e jetës sonë. Ne vendosim çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Ne nuk kemi nevojë të na shtyjnë si gomarët. Ne duam që Hungaria të rrotullohet rreth interesave të veta. Ne nuk duam të kthehemi në koloni."

Victor Ponta

Victor Ponta

Një shpallje lufte ndaj kritikëve brenda dhe jashtë vendit. Kur Orbán flet kështu, qeveria e tij ka mbushur dy vjet që ndodhet në pushtet. Në këto dy vjet Orbán e ka kthyer kthyer Hungarinë përmbys, duke e riorganizuar nga e para. Publicisti Paul Lendvai thotë për të: "Ai është futbollist, që kërkon gjithnjë të shënojë gola. Ai është intolerant, i talentuar dhe i uritur për pushtet."

Orbán i ka zënë të gjitha vendet e rëndësishme në politikë dhe në shoqëri me njerëz besnikë të tij. Ai drejton mediat publike me autoritetet e mediave dhe ligjet përkatëse. Qindra gazetarë janë pushuar nga puna. Bankën Kombëtare përpiqet ta fusë në vrazhdë nëpërmjet ligjeve. Makineria e bërjes së ligjeve është grasatuar mirë dhe ndodhet gjithë kohës në lëvizje. Qeveria e tij ka nxjerrë qindra ligje, parlamenti është kthyer në spektator. Kjo bëhet e mundur sepse dy të tretat e parlamentit i ka zënë partia e tij, Fidesz. Ambalazhimi bëhet elokuent dhe me llërët përveshur.

"Ata bëjnë politikë sikur këndojnë këngë popullore. Për ta politika është luftë. Në këtë mënyrë ata kanë anashkaluar BE-në", thotë publicisti dhe kritikuesi i Orbánit, Rudolf Ungváry.

Bruksel 2012, Donald Tusk, Viktor Orban, Petr Necas, Robert Fico, Martin Schulz

Bruksel 2012, Donald Tusk, Viktor Orban, Petr Necas, Robert Fico, Martin Schulz

Ndërkohë që merr para nga paratë e BE-së, Hungaria i largohet gjithnjë e më shumë perëndimit. Pak pas marrjes së postit Viktor Orbán tha para studentëve hungarezë në Siebenbürgen: "Refleksi evropianoqendror ka qenë që ne duhet të kopjojmë perëndimin, i cili transferon tek ne konceptet dhe recetat e veta. Por pishtari i atyre pas të cilëve ne jemi duke shkuar, është shuar."

Vetë Orbáni është kthyer në mbajtësin e pishtarit për Evropën Juglindore. Edhe socialdemokrati rumun Viktor Ponta përsërit gati fjalë për fjalë fjalorin e Budapestit  Duke u drejtuar kundër kritikave kryesisht gjermane, bërë për referendumin e dështuar me të cilin Ponta u përpoq të hiqte nga posti i presidentit kundërshtarin e tij Basescu, kryeministri rumun tha: "Edhe në Gjermani njerëzit duhet të votojnë për vendimet politike. Kjo gjë është e lejuar vetëm në Gjermani, kurse ne në Rumani e kemi të ndaluar? Mos jemi gjë koloni ne?

Me parrulla lapidare Ponta thekson sulmet frontale kundër ligjeve demokratike. Ai ka pushtuar Gjykatën Kushtetuese ku ka vendosur njerëzit e tij. Po ashtu si modeli i tij në Hungari, Orbán. Më vonë u bë një referendum. Duke i përshtatur listat e zgjedhësve me realitetin, siç u bë e ditur. Presidenti ende president, Traian Basescu flet i nervozuar. "Qeveria e ka turpëruar veten para të gjithë botës. Ku ka ndodhur në një vend demokratik që rregullat e një referendumi të ndryshohen më pas?"

Jorgovanka Tabakovic

Jorgovanka Tabakovic

Edhe për qeverinë e Beogradit vlen motoja: Të mësojë nga Hungaria. Projektin për ligjin e Bankës Kombëtare serbe, një ligj shumë i diskutueshëm, e ka bërë qeveria në Budapest. Ligji i mundëson qeverisë serbe të përbërë nga socialistët dhe nacionalistët, që të ketë akses në Bankën Qendrore, dhe rezervat monetare, thonë ata që kritikojnë ligjin. Megjithëse shefja e Bankës, Jorgovanka Tabakovic, përpiqet të largojë dyshimet. "Unë vlerësoj deklaratën e ministrit të Mbrojtjes Vucic, i cili tha se është i interesuar të dijë kush mund të më detyrojë mua të shtyp para ose të harrxhoj rezervat monetare. Sepse kjo nuk është në interesin tonë dhe në interesin e Serbisë. Serbia është mbi të gjitha."

Ndryshimi midis Serbisë dhe Hungarisë, është se Serbia kërkon të hyjë në BE. Kjo është duke u bërë më e vështirë tani. Po ashtu bisedimet për marrje kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do të vështirësohen. 

  • Data 08.08.2012
  • Autor Stephan Ozvath/ Aida Cama
  • Fjalët kyç Rumani, Hungari, Serbi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15lIU
  • Data 08.08.2012
  • Autor Stephan Ozvath/ Aida Cama
  • Fjalët kyç Rumani, Hungari, Serbi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15lIU