1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Piratët duan të hyjnë në Parlamentin Europian

Në zgjedhjet evropiane të vitit 2009, Partia gjermane e Piratëve fitoi vetëm 0.9 për qind vota. Tani synon të hyjë në Parlamentin Europian.

Gjatë fundjavës partia gjermane "Piratët" diskutoi gjatë kongresit të saj të parë kombëtar për vitin 2014 për programin dhe kandidatët për zgjedhjet evropiane, që do të zhvillohen në muajin maj. Në këto zgjedhje piratët duhet të kalojnë pragun e tre përqindëve. Në zgjedhjet parlamentare gjermane në shtator 2013 ata fituan vetëm 2.2 për qind. Por hyrja e Partisë së Piratëve në Parlamentin Europian nuk është e sigurt. Aktualisht në Parlamentin Evropian ka dy deputetë të Partisë suedeze të Piratëve, të cilët i janë bashkuar grupit parlamentar të të Gjelbërve/Aleanca e Lirë Evropiane.

Në zgjedhjet evropiane të vitit 2009 Partia gjermane e Piratëve fitoi vetëm 0.9 për qind vota dhe nuk mund të hynte në Parlamentin e BE-së. Në vitet në vijim kjo parti arriti të hynte në katë parlamente landesh në Gjermani. Partia ka aktualisht 205 mandate komunale dhe pothuajse 30.000 anëtarë në Gjermani.

Zgjedhja e treshes së lartë

Për listën prej 12 kandidatësh për zgjedhjet evropiane kishte 62 aplikantë. Në krye të listës është 27-vjeçarja Julia Reda, kryetare e organizatës së rinisë Young Pirates Europe. Ajo do të angazhohet për një reformë të drejtës së autorit dhe "për një Evropë të përbashkët pa kufij", sikurse tha Reda, pasi u zgjodh si kandidate kryesore. Reda e konsideron Twitter si një mjet të mirë për të mobilizuar më shumë qytetarë për zgjedhjet evropiane. "Hapi i parë duhet të jetë për t'i frymëzuar njerëzit për Evropën dhe për t'u thënë atyre shkurt, se ç'lidhje ka Parlamenti Evropian me jetën e tyre."

Në vendin e dytë në listë renditet 43-vjeçari Fotios Amanatides, i cili që nga viti 2010 koordinon politikën e jashtme dhe të sigurisë në Partinë e Piratëve. Ai e sheh kandidaturën e tij një shans për t'i angazhuar në nivel të BE-së për vendime më transparente dhe më shumë pjesëmarrje. "Evropa nuk funksionon pa njerëzit," tha Amanatides.

Aktivistja e njohur e internetit Anke Domscheit-Berg arriti vendin e tretë. Politika aktuale më ka ngacmuar aq shumë, sa kam ndjenjën se unë nuk mund të rri më duarkryq, tha 45-vjeçarja duke argumentuar kandidaturën e saj. Domscheit-Berg është kryetare e Piratëve në landin e Brandenburgut dhe e martuar me ish-zëdhënësin e WikiLeaks, Daniel Domscheid-Berg.

Për referendume në nivel BE-je

Shefi i ri i Piratëve Thorsten Wirth

Shefi i ri i Piratëve Thorsten Wirth

Piratët miratuan me shumicë programin e tyre për zgjedhjet evropiane. Një nga kërkesat kryesore të piratëve evropianë ka të bëjë me referendumet në nivel BE-je. Po ashtu ata duan të angazhohen për mbrojtje ndaj mbikëqyrjes së qeverive dhe një reformë të së drejtës së autorit. Me kërkesën e tyre "Evropë e urave në vend të mureve dje gardheve kufitare" piratët duan të angazhohen për një zgjerim të shkaqeve për azil dhe një kalim të sigurt të kufirit në Evropë.

Po ashtu ata duan edhe më tepër mbrojtje për "whistleblower", për një marrëveshje ndërkombëtare për lirinë e internetit dhe për një Evropë më demokratike.

Shefi i ri i Piratëve Thorsten Wirth tha në fjalimin e tij në kongres se ne duam të rifitojmë lirinë në internet dhe bëri thirrje për "rezistencë digjitale" ndaj shërbimeve sekrete. Ai kërkoi edhe forcimin e unitetit brenda partisë dhe që t'u jepet fund grindjeve të brendshme emocionale.