1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Piloti studioi dyert e avionit para vetëvrasjes

Kërkime në kompjuterin personal si mund ta vriste veten. Këtë konstatoi Prokuroria gjermane pas kontrollit të kompjuterit të Andreas L. Ndërkohë, në Francë u gjet kutia e dytë e zezë e avionit.

Prokuroria gjermane bëri të ditur se beson që piloti i dytë i Germanwingsit, që rrëzoi avionin javën e kaluar në Alpet franceze, kishte bërë kërkime në kompjuter, si mund ta vriste veten. Kërkimin në kompjuter ai e bëri pak para se të ndodhte rrëzimi i avionit me 150 vetë.

Këto prokurorët e Dyseldorfit i bazojnë në gjurmë të gjetura në kompjuter, në shtëpinë e Andreas L. Kërkimet piloti i pati bërë midis datave 16 dhe 23, deri një ditë para përplasjes së avionit. Ai pati kërkuar hollësi për dyert e kabinave të pilotit dhe masave të sigurisë lidhur me to.

"Në të paktën një ditë, personi kërkoi në internet për disa minuta informacione për dyert e kabinës së pilotit dhe masat e sigurimit të tyre", tha prokuroria gjermane.

Ndërkohë, Prokuroria franceze bëri të ditur se u gjet edhe kutia e dytë e zezë e avionit. Nga vlerësimi i regjistrimeve të saj, prokurorët presin të mësojnë të dhëna shtesë për tragjedinë me 150 viktima.

DW.COM