1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Piloti i dytë e rrëzoi qëllimisht avionin - Tragjedia e Germanwings

Avioni A320 i Germanwings duket se është rrëzuar qëllimisht. Piloti i dytë nuk ia hapi derën kapitenit që kërkonte të kthehej në kabinë. Asnjë reagim nga kabina, frymëmarrja dëgjohet deri në përplasjen e avionit.

Në konferencën e shtypit të hetuesve francezë pohohet se me gjasë piloti i dytë e ka rrëzuar qëllimisht avionin e shoqërisë së fluturimit, Germanwings. Piloti i dytë - i cili në momentin e uljes ka qenë i vetëm në kabinë e ka nisur me ndërgjegje uljen, dhe e ka shtypur vetë butonin e uljes, tha prokurori i Marsejës, Brice Robin të enjten (26.03) në aeroportin Marinjan, pranë Marsejës. Ai ka refuzuar t'i hapë derën kapitenit që është ngritur për të shkuar në banjë dhe ka dashur të rifutet në kabinë, ka thënë Robin dhe kjo mund të interpretohet si "vullnet për të shkatërruar avionin".

Vrasje me qëllim?

Hetuesit që kanë rikonstruktuar minutat e fundit të avionit A320 kanë bërë të ditur se deri në minutat e fundit të rrëzimit piloti i dytë ka qenë gjallë. "Deri në rrëzim dëgjohen zhurmat e frymëmarrjes." Autoritetet bëjnë tani fjalë për një vrasje me qëllim, por nuk ka asnjë të dhënë për një sfond terrorist., mund të shtrohet çështja e vetëvrasjes, thotë Robin. "Asgjë nuk të thotë se mund të kemi të bëjmë me sulm terrorist", tha Brise Robin. Piloti i dytë ishte gjerman, 28 vjeçar, por emri i tij nuk gjendet në ndonjë listë terroristësh. Ai kishte filluar të punonte për Germanwings nga shtatori 2013 dhe kishte ushtruar në 630 orë fluturimi.

Pasagjerët duket se duhet ta kenë vënë re shumë vonë se çfarë po ndodh. "Ne i kemi dëgjuar vetëm në minutat e fundit britmat nga kabina", ka thënë për mediat prokurori francez, Robin. Avioni A320 është përplasur me 700km në orë me malin. Të gjithë pasagjerët kanë vdekur "menjëherë", tha Prokurori.

Ishte fillimisht gazeta amerikane "New York Times", që njoftoi se në momentin e rrëzimit të avionit në kabinën e pilotit ndodhej vetëm një pilot. Piloti tjetër është përpjekur më kot të hapte derën."

Vendi i rrëzimit të A320

Vendi i rrëzimit të A320

Të enjten nga hetuesit dhe prokurorët francezë u bë vlerësimi i njërës nga kutitë e zeza të avionit të rrëzuar të Germanwings në jug të Francës ditën e martë. Nga këto regjistrime u bë e ditur se njëri nga pilotët, pak para momentit të uljes së papritur të avionit, ishte larguar nga kabina dhe më vonë është përpjekur të hapë derën. New York Times" u bazua nga citimet e një "ushtaraku të nivelit të lartë" që kishte thëne se "njëri pilot jashtë troket fillimisht lehtë, por askush nuk reagon, pastaj ai troket më fort, dhe sërish asnjë përgjigje. Dhe në fund mund të dëgjosh se si ai godet derën."

Nuk është e qartë pse piloti u largua nga kabina. "E sigurtë është që në fund të të fluturimit, piloti tjetër ështe i vetëm në kabinë dhe dera nuk u hap." .

Me këtë avion u nisën të afërmit e viktimave nga Gjermania

Me këtë avion u nisën të afërmit e viktimave nga Gjermania

Njëri nga hetuesit është shprehur se fillimisht dy pilotët bisedojnë në gjermanisht, pastaj dëgjohet lëvizja e ulëses, një derë që hapet dhe mbyllet, pak pas kësaj dëgjohen zhurma e lehtë e trokitjes. "Nga ky moment deri në përplasje nuk ka më asnjë bisedë."

Të afërmit shkojnë në vendin e tragjedisë

Ndërkohë të afërmit e viktimave kanë shkuar të enjten në vendin e tragjedisë. Dy avionë të nisur nga Dyseldorfi dhe Barcelona kanë mbërritur në një aeroport pranë Marsejës, njofton një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. Të dyja rajonet e Seyne les Alpes dhe Le Vernet janë përgatitur për të pritur të afërmit e 150 viktimave të katastrofës së avionit. Viktimat e rrëzimit të avionit janë më së shumti gjermanë, 72 vetë, 50 spanjollë, 3 amerikanë, 3 britanikë, 3 argjentinas dhe 3 kazakë e nacionalitete të tjera.

Bundestagu Gjerman mbajti të enjten paradite heshtje në kujtim të viktimave të aksidentit të tmerrshëm. Në Gjermani flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë.

DW.COM