1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Piktori Richter mbush 80

Në 80-vjetorin e lindjes së Gerhard Richter, i konsideruar si një nga artistët vizualë më të mëdhenj sipas standarteve moderene, një galeri në Berlin i ka kushtuar një ekspozitë me rreth 150 punime.

Gerhard Richter është padyshim artisti vizual më i njohur gjerman. Ai feston 80-të vjetorin e tij të lindjes këtë të enjte me një ekspozitë speciale në nder të tij e çelur në “New National Gallery” në Berlin.

Në foto, Gerhard Richter

Në foto, Gerhard Richter

Rreth 150 punime të Richter, që janë produkt i gjashtë dekadave karrierë, do të shfaqen për publikun e gjerë duke nisur nga dita e dielë. " Panorama e Gerhard Richter " vjen në Gjermani pasi u shfaq në “Tate Modern” në Londër dhe do të udhëtojë drejt Qendrës Pompidou në Paris në muajt e verës. Koleksioni përfshin disa nga imazhet e tij më të njohura si “Ema” e vitit 1966, por edhe punime që nuk janë shfaqur asnjëherë në sytë e publikut si “Klasifikimi i ngjyrave”, që është po e të njëjtit vit.

Një pikturë e Richter është shitur 9.7 milionë dollarë

I lindur në vitin 1932 në Dresden, Richter u largua nga Gjermania Lindore në vitin 1961 drejt Gjermanisë Perëndimore vetëm pak muaj para se të niste ndërtimi i Murit të Berlinit. Ai fillimisht u vendos në qytetin perëndimor të Düsseldorfit dhe më vonë u shpërngul drejt Këln-it, ku jeton edhe sot.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Ministrat e Kulturës së Berlinit dhe Renanisë Veriore Westfalisë e përgëzuan artistin për kontributin e tij në artin modern.

„Përmes prezencës së tij personale dhe artistike, landi ynë është pasuruar në shumë mënyra,“ tha ministrja e Kulturës së Renanisë Veriore Westfalisë, Ute Schäfer.

Në vitin 2007 një punim i tij në xham u zbulua në Katedralen e Këlnit, një nga atraksionet turistike më të vizituara në Gjermani.

Një vit më parë piktura e tij ikonike “Dy qirinjtë” e vitit 1982 u shit për 9.7 milionë euro në një ankand në Nju Jork, çmim të cilin ai e quajti “të pamundur për t'u kuptuar duke parë krizën globale.”

Autorë / acb/jw (Reuters, dpa, epd) / Amarildo Topi

Redaktoi: Esat Ahmeti