1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pikotri i ri rom Bajram Mehmeti & Emigracioni shqiptar në Greqi & Papunësia në Maqedoni

4 Shkurt 2011
https://p.dw.com/p/QyPI

Bajram Mehmeti është një piktor i ri rom, në punimet e të cilit pasqyrohet jeta, kultura dhe tradita rome. Pikturat e tij janë dëshmi e rrugëtimit të vështirë të popullit të tij dhe thirrje për solidaritet me romët në botë.

Hapja e kufijve dhe emigracioni masiv në vendet postkomuniste të Evropës Juglindore, pas viteve 90-të, sollën ndryshime edhe në profilin e familjes shqiptare në emigracion. Angjeliqi Athanasopullu, hulumtuese dhe doktoreshë e shkencave sociale, fokusoi mbi tipologjinë por edhe dinamikën e marrëdhënieve të familjes shqiptare në emigracion.

Të rinjët në Maqedoni përballen me probleme serioze në gjetjen e vendeve të punës. Pritjet e shumta në Agjencionin për punësim i dekurajojnë ata, andaj të rinjët gjithnjë e më shumë ëndërrojnë ikjen jashtë vendit. Agjencioni për punësim për vitin 2011 ka planifikuar zbatimin e një sërë masave për zbutjen e papunësis në mesin e të rinjëve.

Autor: Ajete Beqiraj/Niko Anagnosti/Fatos Musliu

Redaktoi: Bahri Cani