1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pika e kthesës? Armëpushimi për Sirinë pas ujdisë mes SHBA-së dhe Rusisë

Ujdi për Sirinë: SHBA dhe Rusia kanë rënë dakord për një armëpushim nga e hëna (12.09), po ashtu synohet rigjallërimi i planit për procesin e paqes në Siri, dhe bashkëpunimi i mundshëm në fushën ushtarake.

Në luftën civile në Siri nga e hëna duhet të heshin armët: SHBA dhe Rusia kanë rënë në ujdi për zbatimin e një plani të paqes, si edhe për një zgjidhje politike të konfliktit që zgjat prej më shumë se pesë vjetësh, me qindra mijëra viktima në njerëz. Pas bisedimeve të vështira në Gjenevë, si sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov janë shprehur, se do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake.

Plani kërkon fillimin e armëpushimit me fillimin e mbrëmjes së 12 shtatorit dhe fillimin e festës së Kurban Bajramit. Shtatë ditë pas armëpushimit, nëse ai funksionon, si SHBA ashtu edhe Rusia duan të fillojnë me bashkëpunimin ushtarak, me qëllim që të luftojnë në Siri grupime terroriste si Dxhabat Fatah-al Sham (ish-Al Nusra), të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS) dhe Al-Kaidan. Uashingtoni dhe Moska bëjnë të ditur, se kanë rënë në ujdi për territoret, ku në të ardhmen do të luftohen terroristët. Po ashtu do të shkëmbehen të dhëna të shërbimeve sekrete dhe do të akordohen objektivat e sulmit.

US-Außenminister John Kerry und der russische Außenminister Sergej Lawrow

Bisedime të vështira në Gjenevë

"Pikë kthese"

John Kerry bëri fjalë për mundësinë e një "pike kthese" në luftën në Siri. Ujdia ruso-amerikane do të bëjë të mundur edhe përmirësimin e situatës humanitare për popullsinë përmes organizatave humanitare. Ujditë do të krijojnë edhe rrugën për procesin e tranzicionit politik në Siri. Edhe në këtë pika SHBA dhe Rusia duan të kooperojnë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov bëri të ditur, se armëpushimi është bërë në ujdi me qeverinë siriane. Ndërkohë që SHBA ka marrë miratimin e opozitës, ka bërë të ditur Kerry. Rebelët janë gati të ulin armët, sa kohë që ujdia e Gjenevës respektohet edhe nga qeveria. Sipas John Kerry-t SHBA ka bërë kompromise në interes të një zgjidhjeje për paqen në Siri. Të dy ministrat e Jashtëm vazhduan të premten (09.09) konsultimet, pasi bisedimet në kuadër të samitit të G20-s në Kinë përfunduan pa sukses. I ngarkuari i OKB-së për Sirinë, Setafan de Mistura e përshëndeti marrëveshjen.SHBa dhe Rusia më në fund ia kanë dalë të negocionojnë një plan për armëpushimin. Organizatat e OKB-së janë gati të dërgojnë ndihma humanitare për qindra mijëra vetë në zonat e pushtuara, sapo të fillojë armpëushimi. Shpresë për popullin sirian, thekson de Mistura.