1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pikëllim dhe trauma - një muaj pas vrasjeve të tmerrshme në Norvegji

Për Norvegjinë atë të premte nisi përballja me një traumë kombëtare. Më 22 korrik Anders Behring Breivik vrau në Norvegji 77 persona dhe plagosi shumë të tjerë. Po si jetojnë te mbijetuarit?

Familjarët e viktimave në ujdhesë

Familjarët e viktimave në ujdhesë

20 vjeçarja Emelie ka frikë, por megjithatë ka vendosur të shkojë në ishullin Ütöya: "Tërë kohën kam dashur të kthehem atje. Por sa më afër që afrohet shënimi i njëmujorit, paniku po bëhet gjithnjë e më i madh. Ëndrrat e mëparshme janë shkatërruar gjatë muajit të fundit. Ditët e fundit ishin më të rënda sa ato menjëherë pas atentatit."

Parajsa e shndërruar në ferr

Buqeta lulesh dhe qirinj

Trauma është shumë e madhe

Katër javët e fundit kjo parajsë turistësh në Norvegji është e mbyllur. Këtë të premte për herë të parë e vizituan atë familjarët e viktimave. Të shtunën Emilie do të shkojë atje ku në fillim kishte kaq shumë kënaqësi dhe në fund përjetoi një horror të vërtetë. Ajo ka parë se si Anders Behring Breivik ka vrarë shokët e saj. Edhe atë ka dashur ta qëllojë, por ajo ia ka dalë të shpëtojë. Psikologu Egil Björlöw është i bindur se vizita e të mbijetuarve atje është e rëndësishme për tejkalimin e traumave.

"Vizita në Ütöya ua jep përshtypjen se me të vërtetë kanë fituar ata dhe jo atentatori. Disa prej tyre mund të përjetojnë panik, të tjerët reagime të fuqishme. Por ky ëshë një hap pozitiv pë të tejkaluar traumat", tha ai.

Traumat (s')kalojnë për një muaj

Björlöw është shef i autoriteteve shëndetësore, që do të përcjellin të rinjtë gjatë vizitës në ujdhesë. Në këtë fudjavë, Norvegjia do t'i japë fund kohës së zisë, në qoftë se kjo është e mundur. Të dielën në Oslo do të mbahet manifestimi qendror i përkujtimit të viktimave me një koncert muzikor të grupeve rok dhe shumë artistëve. E pranishme do të jetë edhe familja mbretërore dhe e gjithë qeveria. Edhe Emili do të jetë aty, por për kthimin e saj në një jetë normale duhet të kalojë edhe shumë kohë.

"Kjo mund të zgjatë edhe 3-4 vite", thotë avokati i familjeve të viktimave Terje Kofoed. Ai dhe 22 të punësuarit e tij kujdesen për ndihmat financiare për anëtarët e famliljeve të viktimave. Avokatja Mette Larssen thotë se deri tani kanë ardhur mbi 1000 kërkesa për mbështetje.

Nje vajzë e vogël vendos lule

Norvegjia ende në shok.

Vuajtjet e familjarëve të viktimave

"Unë takoj shumë njerëz, të cilët nuk dinë më se çfarë të bëjnë dhe si të ushqejnë fëmijët e tyre, sepse është vrarë kreu i familjes. Ka dhe gra shtatëzëna që duhet të kujdesen për pagesën e kredive dhe hipotekave dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë."

Gjërat kanë mundur të jenë edhe shumë më keq, sepse atentatori ishte në fazën e përgatitjes së lëndëve tjera shpërthyese. Eksperti për mina, Per Nergaard thotë se atentatori ka dashur të përgatitë një bombë prej më shumë se një tonelate.

Vetë atentatori Breivik këtë të premte sërish doli para gjykatësve, ku pritet të shpjegohet nëse atentatori me të vërtetë ka dashur të dorëzohet. Policia ka bërë publike dy telefonata të tij. Në njërën gjatë kohës së vrasjeve në ujdhesë ai i ka telefonuar policisë dhe ka deklaruar se do të dorëzohet. Por telefonata është ndërprerë në gjysmë.

Autor: Tim Krohn/Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM