1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Pezullohen ekipet e Shqipërisë në volejboll

Vendimi i Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit për t'i pezulluar deri në fund të vitit nga aktivitetet rajonale ekipet kombëtare të Shqipërisë erdhi pas ndeshjeve miqësore me kombëtaret e Kosovës.

default

Dy ndeshje miqësore mes dy anëve të kufirit janë bërë shkak për ndëshkim për ekipet kombëtare të Shqipërisë në volejboll për femra dhe për meshkuj. Në datën 2 korrik në Prishtinë janë zhvilluar takimet miqësore të kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës në volejboll. Por kjo mënyrë sportive e urimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka sjellë reagimin e ashpër të Federatës Serbe të Volejbollit, çka është marrë në konsideratë nga Federata Ndërkombëtare e këtij sporti. Në Tiranë ka mbërritur një vendim i këtij organizmi, që e pezullon kombëtaren shqiptare të femrave dhe meshkujve deri në fund të vitit nga të gjitha veprimtaritë ballkanike. Sipas drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare ekipet e Shqipërisë kanë shkelur rregulloren në pikën që thotë se nuk duhen zhvilluar ndeshje me ekipe të vendeve që nuk janë anëtare të Federatës. Dhe ekipet e Kosovës ende nuk janë anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit.

Sekretari i Federatës Shqiptare Leonard Tase pranon që është shkelur rregullorja, por ai shpreh pakënaqësi për vendimin e ashpër, pasi bëhej fjalë për një ekip të një shteti të ri të sapo shpallur.

Pezullimi i ekipeve të Shqipërisë deri në fund të vitit ka hequr nga kalendari automatikisht dhe dy veprimtaritë ballkanike që priteshin të mbaheshin në qytetet e Vlorës dhe të Korcës gjatë kësaj periudhe. Nga mënyra se si kanë reaguar drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit duket se vendimi i Federatës Ndërkombëtare për pezullim është pranuar, dhe nuk pritet të ketë apelim ndaj tij.

  • Data 17.07.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ee2j
  • Data 17.07.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ee2j