1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pezullim i përkohshëm i së drejtës për të qarkulluar pa viza?

Ministrat e Brendshëm të BE-së diskutojnë sot ( 24.10) në Luksemburg për mundësinë e pezullimit të përkohshëm të së drejtës për të qarkulluar pa viza për shtetasit e disa vendeve të Ballkanit.

Shkak është një rritje e konsiderueshme muajt e fundit e kërkesave për azil nga Serbia dhe Maqedonia u tha në qarqet diplomatike të BE-së. Nga janari deri në shtator vetëm në Gjermani nga këto vende kanë ardhur rreth 49.000 azilkërkues. Këta përbëjnë 20 për qind të kërkesave për azil.

Futja e përkohshme e regjimit të vizave do të merret në konsideratë vetëm në rast se përpjekjet e tjera do të jenë të pafrytshme. Pra fillimisht do të diskutohet se si mund të përmirësohet standardi i jetesës në vendet e origjinës, për të parandaluar në këtë mënyrë abuzimin e azilit që nga fillimi. Shumica e qytetarëve nga Serbia dhe Maqedonia që kërkojnë azil në Gjermani janë familje rome.

Regjimi i udhëtimit pa viza mund të pezullohet për gjashtë muaj, dhe të zgjatet me dymbëdhjetë muaj të tjerë.

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, kërkoi që javën e kaluar rishqyrtimin e hyrjes pa viza të qytetarëve nga vendet e treta. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme gjermane, ajo së bashku me landet po kërkojnë mënyra "për t'i shkrutuar procedurat administrative për azilin dhe përfundimin e lejeve të qëndrimit nga autoritetet e imigracionit." Me fjalë të tjera, metoda më të shpejta për dëbim nga Gjermania.

  • Data 25.10.2012
  • Autor dpa/dw/afp
  • Fjalët kyç viza, azil
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16VsU
  • Data 25.10.2012
  • Autor dpa/dw/afp
  • Fjalët kyç viza, azil
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16VsU