1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Peticion kundër "diversitetit seksual" në mësim

Peticione kundër dhe pro trajtimit të temës së diversitetit seksual në mësim. Ndezja e debatit lidhet edhe me deklaratat publike të ish-futbollistit Thomas Hitzlsperger se është homoseksual.

Në vitin 2015 në landin Baden-Württemberg hyn në futi një plan i ri mësimor që shërben si bazë për kurrikulat e lëndëve. Edhe pse këto plane nuk janë shpallur ende zyrtarisht, thuhet se sipas planit të ri parashikohet që në mësim të trajtohet si pjesë e detyrueshme edhe tema e "diversitetit seksual".

Mësuesi i një shkolle të mesme në Schwarzwald ka formuluar një peticion kundër trajtimit të kësaj temë në mësim. Peticioni i tij në internet, ku ai shpreh pakënaqësinë që tema e diversitetit seksual të përfshihet në mësim, ka deri tani më shumë se 100.000 mbështetës. Sipas peticionit planet e reja kanë si qëllim "një riedukim pedagogjik, moral dhe ideologjik" nëpër shkolla.

Broschüre 90 Minuten für sexuelle Vielfalt

Mësuesi u detyrua ta ndryshonte versionin e parë të peticionit, sepse ai përmbante formulime që shkelin kushtet e përdorimit të portalit online. Fjala ishte për disa pasazhe që përmbanin formulime drastike diskriminuese. Edhe pse versioni i tanishëm tingëllon shpesh jo i qartë dhe i ndërlikuar, në parim ai drejtohet kundër LSBTTIQ-ve. LSBTTIQ do të thotë lesbike, homoseksualë, biseksualë, transseksualë, transgjinorë (transgender), interseksualë dhe queer. Në peticion thuhet se plani i ri mësimor që parashikon trajtimin e temës së diversitetit seksual, nuk parashikon trajtimin e "fenomeneve dhe efekteve negative që shoqërojnë stilin e jetës së LSBTTIQ-ve", si p.sh. vetëvrasjet, drogat, HIV/SIDEN dhe sëmundjet psiqike.

Në të njëjtën kohë në peticion deklarohet edhe se: "Ne i mbështesim përpjekjet për të mos i diskriminuar homoseksualët, biseksualët, transeksualët dhe interseksualët dhe se në mësim duhet të trajtohet pikërisht ky diskriminim që ekziston." Kjo fjali u shtua në një versionin e dytë të peticionit.

Ndezja e debatit për planin mësimor në landin Baden-Württemberg lidhet edhe me deklaratat publike të ish-futbollistit Thomas Hitzlsperger se është homoseksual.

Prej vitesh jo temë tabu

Planet e reja mësimore për landin Baden-Württemberg që në mësim të trajtohet edhe tema e diversitetit seksual nuk janë ndonjë risi. Karla Etschberg, profesore e pedagogjisë, thotë se Berlini dhe landi Brandenburg janë pionierë absolute në trajtimin e kësaj teme dhe se edhe në landin Nordrhein-Westfalen ka prej vitesh një projekt që financohet nga qeveria e landit dhe që ka në fokus trajtimin e diversitetit seksual për nxësit e shkollave.

Etschberg mendon se trajtimi dhe tema e pranimit të diversitetit seksual nuk duhet të jetë aq pjesë e lëndës "Njohuri për seksualitetin" por më tepër pjesë e lëndësh "Edukimi shoqëror" dhe të trajtohet si pjesë e diskutimeve mbi vlerat themelore shoqërore. Edhe plani i ri shkollor në Baden-Württemberg synon ta trajtojë diversitetin seksual si temë në disa lëndë.

Nevoja e kualifikimit të mësuesve

Doro Moritz

Doro Moritz

Doro Moritz, kryetare e Sindikatës së Arsimit dhe të Shkencës në Baden-Württemberg mendon se për trajtimin e diversitetit seksual si temë mësimore janë të nevojshme trajnimime për mësimdhënësit dhe kulifikimi i mësuesve qe e trajtojnë këtë temë në mësim.

Moritz i konsideron përpjekjet e tanishe për reformimin e planit mësimor urgjentisht të nevojshme: "Deri tani ajo temë mund të trajtohej në mësim vetëm vullnetarisht dhe meqeë edhe për mësuesit kjo nuk është një temë e lehtë për t'u trajtuar ajo ose nuk trajtohej ose trajtohej fare pak."

Megjithë peticionin qeveria e landit Baden-Württemberg nuk ka ndër mend të ndryshojë planet e saj për përfshirjen në mësim të temës së diversitetit seksual. Ndërkohë në internet gjendet edhe një peticion pro trajtimit të diversitetit seksual në orën e mësimit.