1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Peter Feith mbi zgjedhjet në Kosovë - Debat mes qeverisë dhe opozitës mbi zgjedhjet parlamentare

Shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Faith, thotë se pakoja e Marti Ahtisarit, parashikon organizimin e zgjedhjeve të përgjishshme në Kosovë nëntë muaj pas fillimit të zbatimit të planit.

default

Shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Faith, ka filluar konsultimet me udhëheqësit kryesor politik kosovar për datën e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Konsultimet po kryhen në një kohë kur në Prishtinë janë ashpërsuar debatet ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë për datën e zgjedhjeve të përgjithshme. Opozita kërkon që në këtë vit krahas zgjedhjeve lokale të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme, sepse sipas tyre, kështu parashikohet në pakon e Marti Ahtisarit. Mirëpo, partitë politike në pushtet, thonë se është e panevojshme që në këtë vit të ketë zgjedhje të përgjithshme, sepse është një kohë shumë e shkurtër që nga zgjedhjet e fundit. Shefi i zyrës civile ndërkombëtare Peter Faith, pranon se pakoja e Marti Ahtisarit parashikon zgjedhje nëntë muaj pas fillimit të zbatimit të planit, mirëpo, datën e mbajtjes së zgjedhjeve sipas tij e shpall presidenti i Kosovës. "Nuk kemi arritur akoma asnjë përfundim për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas kushtetutës së Kosovës është presidenti ai që e shpall datën e zgjedhjeve kombëtare dhe lokale. Roli im si përfaqësues civil ndërkombëtar është të diskutoj dispozitat e planit gjithëpërfshirës të Ahtisarit sipas të cilit zgjedhjet, normalisht, do të mbahen nëntë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij plani", thotë Peter Faith.

Për opozitën zgjedhjet janë të domosdoshme

Pikërisht këtë po e kërkon edhe opozita. Ramush Haradinaj kryetar i AAK-së, është më i zëshmi për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme këtë vit. "Qytetarët e Kosovës e mbajnë mend që zgjedhjet e fundit janë mbajtur nën një juridiksion tjetër që është Korniza Kushtetuese, ndërsa, sot në Kosovë kemi një rend tjetër kushtetues. Bazuar në këto zhvillime dhe në një vendim të marrë më herët dhe në ndryshimin e kushtetutshmërisë që ka ndodhur në vend, zgjedhjet janë obligative dhe ato duhet të mbahen", thotë Haradinaj.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili në bazë të Kushtetetës ka të drejtën e shpalljes së datës së zgjedhjeve, thotë se zgjedhjet për pushtetin lokal do të organizohen në fund të këtij viti, ndërsa sipas tij ndryshe është çështja e zgjedhjeve të përgjithshme. "Kushtetuta e Kosovës parashikon që nuk mund të ketë zgjedhje pa kaluar dy vjet të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, ndaj kjo është një bazë normale legale. Unë dua të prezantoj qëndrimin legal dhe nuk dua të prezantoj qëndrimin as të pozitës dhe as të opozitës", thotë presidenti Sejdiu.


Zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe ato lokale në Kosovë u zhvilluan në nëntor të vitit 2007. Në bazë të këtyre zgjedhjeve kuvendet komunale kanë mandat dy vjeçar, ndërsa parlamenti ka mandat katër vjeçar.

(VFB)

  • Data 15.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GZ7M
  • Data 15.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GZ7M