1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Peshkopët gjermanë për sulme ajrore kundër IS

Miliona njerëz kanë marrë arratinë nga luftëtarët e "Shtetit Islamik". Kështu peshkopët katolikë gjermanë e konsiderojnë të pashmangshme luftimin e milicëve terroristë në Irak dhe Siri.

Një përdorim i kufizuar i forcës është i pranueshëm, për sa kohë nuk ka një tjetër strategji të besueshme, theksuan peshkopët të martën në takimin e tyre të vjeshtës në Fulda. "Sulmuesi duhet të ndalet", kërkoi kryetari komisionit të Konferencës së Peshkopëve të kishës katolike gjermane (DBK), kryepeshkopi Ludwig Schick.

Kryepeshkopi i Bambergut Ludwig Schick

Kryepeshkopi i Bambergut Ludwig Schick

Më shumë se një mesazh solidariteti ishte ajo, që Schick i solli publikut, kur së bashku me kryepeshkopit kaldaik katolik të Mosulit, Nona, bëri një përshkrim të situatës alarmante humanitare në Irakun verior: 120.000 të krishterë kanë ikur nga vendet e tyre dhe janë strehuar në kishat e qyteteve dhe fshatrave të Kurdistanit. Atje aktualisht të gjitha kishat janë mbushur me mijëra njerëz, si dhe sallat, parqet, shkollat. Ka mungesë ushqimsh, strehime të përshtatshme për dimër dhe përkujdesje mjekësore.

Refugjatët i pret një dimër i ftohtë

Kisha katolike sipas fjalëve të Schick qëndron në bindjen e saj "paqja në përgjithësi dhe në Lindjen e Mesme gjithashtu nuk mund të jetë rezultat i përdorimit të armëve". Sipas organizatës së ndihmës për refugjatë të OKB-së, UNHCR, 138.000 refugjatë në Siria veriore kanë mbërritur në Turqi vetëm në katër ditët e fundit

Para ekzodit - të krishtrët në Irak

Para ekzodit - të krishtrët në Irak

Kryepeshkopi kaldaik katolik i Mosulit, Emil Shimoun Nona, kërkoi "kushte të durueshme jetese për të gjithë njerëzit" në Siri dhe Irak. "Vetëm kur të tejkalohen sistemet e shtypjes së përgjithshme dhe margjinalizimit të grupeve të tëra të popullatës", tha Nona, "mund të mundet fanatizmi dhe tendenca në rritje për dhunë dhe të ndërtohet një komunitet paqësor." E nevojshme është edhe një qeveri e fortë, që përfaqëson të gjitha komunitetet.

Ndërsa patriarku i kishës kaldaike-katholike në Irak, Louis Raphaël Sako, kishte shprehur shqetësimin se nga sulmet ajrore kundër IS mund të vdesin më shumë të pafajshëm, të krishterë dhe muslimanë: "Bombat janë qorre. Ata nuk shohin se kush jeton në shtepitë. Ata shkatërrojnë shtëpi, puse dhe pjesë të tjera të infrastrukturës. Të pafajshëm do të vdesin dhe rezistenca kundër bombardimeve do t'i sjellë IS përkrahës të rinj. Shtetet arabe duhet të gjejnë një zgjidhje të përhershme. Synimi duhet të jetë një shoqëri tolerante, në të cilën bashkësitë fetare të mund të jetojnë në paqe me njëra-tjetrën", citohet Sako në një informacion të radios Deutschlandfunk.