1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pesë vjet nga revolucioni në Egjipt

Pesë vjet më parë nisën protestat në Sheshin Tahrir në Kairo. Dhjetëra mijëra qytetarë kërkonin liri dhe dinjitet njerëzor. Në përvjetorin e protestave, pushtetmbajtësit përpiqen me ashpërsi të ndalojnë çdo protestë.

Karim Farid ishte 19 vjeç atëherë, në 25 janar 1991, kur papritur u duk sikur ai vend do ta meritonte më në fund emrin. Midan at-Tahrir do të thotë në gjermanisht "Sheshi i Çlirimit". Dhjetëra mijëra vetë u mblodhën atë ditë në këtë shesh, midis tyre edhe Karim Faridi. "Isha që ditën e parë aty. Ishte një vendim spontan. Unë dy sy në ballë i kam dhe e shihja mjerimin në vend. Ajo që dëshiroja si i ri para së gjithash ishte shpresa.

Natën forcat e sigurisë arritën edhe njëherë që ta zbraznin sheshin, duke përdorur shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe duke ndërmarrë arrestime.

"Ndjenja e papërshkrueshme që ndievë atëherë në Sheshin Tahrir e ndryshoi gjithçka në jetën time. Unë takova liberalë, të majtë islamistë. Të gjithë ishin në shesh dhe luftonin për liri dhe drejtësi sociale. Papritur kishte shpresë".

Tri ditë më vonë demonstruesit erdhën sërish. Ata donin ta pushtonin në njëfarë mënyrë sheshin dhe ta lironin vetëm pas dorëheqjes së Presidentit Hosni Mubarak. Në 2 shkurt, forcat e regjimit u mblodhën edhe njëherë. Ata dërguan trupa me kamele dhe kuaj për të rrahur dhe dëbuar demonstruesit nga sheshi.

Por demonstruesit qenë në gjendje ta mbronin Sheshin. Tani ai u përkiste atyre dhe u kthye në një aksion të madh publicitar për lirinë. Muzikantët i përshëndesnin me muzikë kureshtarët dhe kritikët e regjimit. Çdo njeri që donte mund të mbante një fjalim - një festë e lirisë.

Grindje për Sheshin Tahrir

Pati ditë kur në Sheshin Tahrir erdhën qindra mijëra vetë. Më 11 shkurt, Presidenti Mubarak dha dorëheqjen. Prej koreve të panumërta mbeti vetëm njëri, i cili përbëhej vetëm nga një fjalë: liri.

Sheshi Tahrir

Sheshi Tahrir

Më vonë, mbështetës të drejtimeve të ndryshme nisën të grinden për atë se kujt i përkiste Sheshi, për atë vend që vetëm pak muaj më parë kishte qenë i të gjithëve. Herë e pushtonin laikët, njëherë liberalët dhe të majtët, në ditë të tjera demonstronin islamistët.

Ushtria përfitoi nga armiqësitë. Ajo e përvetësoi pushtetin dhe pas puçit të vitit 2013, Sheshi Tahrir kaloi sërish në duart e regjimit.

Karimi, që u bë pas rrëzimit të regjimit gazetar, ndërkohë nuk ka punë. Në ditët në vazhdim gazetari i ri dhe i angazhuar do të largohet nga atdheu. Ai do të përpiqet të gjejë një punë në Dubai.