1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Perspektiva të mira për tregtinë midis Brazilit dhe Gjermanisë

Ditët ekonomike gjermano-braziliane fillojnë më 30 gusht në Vitória të Brazilit. Më shumë se njëmijë sipërmarrës dhe politikanë do të diskutojnë për rrugët e përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike.

Tregtia midis Brazilit dhe Gjermanisë është dyfishuar kohët e fundit

Tregtia midis Brazilit dhe Gjermanisë është dyfishuar kohët e fundit

Në dhjetë vitet e fundit vëllimi tregtar midis Brazilit e Gjermanisë është dyfishuar

Në renditjen e partnerëve tregtarë të Gjermanisë Brazili nuk gjendet ndër të parët, por tregtia me vendin më të madh amerikanojugor po rritet. Në dhjetë vitet e fundit vëllimi tregtar midis dy vendeve u rrit më shumë se dy herë, nga 8,4 miliardë euro në 1998-ën, në 18 miliardë në vitin 2008.

Në këtë mënyrë Brazili është partneri i tetë tregtar për nga madhësia i Gjermanisë jashtë Bashkimit Evropian dhe më i rëndësishmi në Amerikën Latine, me diferencë të qartë para Meksikës.

"Në pesë vitet e fundit pati një rritje të madhe në eksport dhe import. Megjithatë, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti patëm një rënie me 20 deri 25 për qind për arsye të krizës ekonomike botërore." - thotë Ingo Plöger i dhomës gjermano-braziliane të tregtisë São Paulo.

Brazili është më i vogël se Kina dhe Ruisa, por ka të ardhme si treg

Megjithëse Brazili nuk është ende aq i rëndësishëm ekonomikisht si Rusia dhe Kina, Peter Rösler i lidhjes së sipërmarrësve gjermanë për Amerikën Latine me qendër në Hamburg supozon, se Brazili ka të ardhme si treg.

Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti i Brazilit Lula da Silva në një takim në Brazil në vitin 2008

Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti i Brazilit Lula da Silva në një takim në Brazil në vitin 2008

"Ne vërejmë gjithashtu, se Brazili sa vjen e shndërrohet nga vend në prag të industrializimit në vend të industrializuar. Pjesën më të madhe të shkëmbimit të mallrave Gjermania nuk e ka me vende në zhvillim, por me vende të industrializuara. Sa më shumë kthehet Brazili në vend të industrializuar, aq më shumë supozoj, se do të rritet shkëmbimi i mallrave."

Gjermania ishte në vitin 2008 blerësi i pestë më i madh i eksporteve braziliane

Nga këndvështrimi brazilian Gjermania bën pjesë që tani ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë. Sipas të dhënave të ministrisë braziliane të tregtisë Gjermania ishte në vitin 2008 blerësi i pestë më i madh i eksporteve braziliane dhe livruesi i katërt më i madh i mallrave të importit. Gjermanët blejnë në Brazil para së gjithash mineral hekuri, kafe dhe sojë.

Importet e Brazilit nga Gjermania u rritën edhe më fuqishëm me pothuajse 39 për qind dhe kapën 12 miliardë dollarë. Parea së gjithash makineri, prodhime kimike dhe elektroteknike gjermane u kërkuan shumë në Amerikën e Jugut.

Energjitë e ripërtëritshme dhe teknika gjermane për mjedisin - me shanse në Brazil

Peter Rösler i lidhjes Amerika Latine sheh hapësirë për tregje të reja për prodhimet gjermane në Brazil, para së gjithash në fushën e energjive të ripërtëritshme dhe të teknikës për mjedisit. Ai thotë, se edhe për prodhimet braziliane ka ende mundësi të pashfrytëzuara në tregun gjerman.

Por rritja e eksporteve braziliane në Gjermani, dhe në Evropë në përgjithësi, varet mjaft prej liberalizimit të tregjeve midis BE-së dhe Mercosur-it, tregut të përbashkët të Amerikës së Jugut. Të dyja palët negociojnë prej vitesh pa sukses për një marrëveshje të tillë tregtare.

Autor: Aleksandre Shosler/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 28.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JJzI
  • Data 28.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JJzI