1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Perspektiva evropiane e Kosovës - Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj në Berlin

Parlamenti gjerman miratoi të enjten në mbrëmje (09.06.2011) në Berlin zgjatjen e mandatit të trupave gjermane në Kosovë edhe me një vit tjetër. Debatin e ndoqi edhe ministri kosovar i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj

Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj

Në vizitën e tij të parë zyrtare si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj shfrytëzoi rastin të ndiqte nga tribuna e mysafirëve debatin që deputetët gjermanë zhvillojnë çdo vit në Berlin për të legjitimuar praninë e ushtarëve gjermanë në Kosovë. Një gjest simbolik nga ana e ministrit, që në hapësirën gjermanishtfolëse nuk i nevojitet përkthyes. Deputetët e përshëndetën me duartrokitje. «Gëzohem në mënyrë të veçantë që ju keni ardhur këtu për të ndjekur këtë seancë», tha funksionari i Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial, Florian Hahn: "Kjo tregon se ju jeni të interesuar për zhvillimin e vendit tuaj dhe për një Evropë të përbashkët».

Florian Hahn (CSU)

Florian Hahn, politikan i CSU-së

Perspektiva evropiane e Kosovës dhe akuzat ndaj UÇK-së

Një nga temat e cekura nga thuajse të gjithë folësit të enjten në mbrëmje ishte pikërisht perspektiva evropiane e Kosovës ishte. Dietmar Nietan-i i Partisë Socialdemokrate përmendi edhe domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave me Kosovën. Tema, për të cilat kishte biseduar edhe vetë shefi i diplomacisë kosovare gjatë takimeve të tij të shumta me deputetë.

Më jo komode do të kenë për ministrin fjalët e folëses së partisë «E Majta» tradicionalisht kundër pavarësisë së Kosovës. Sevim Dagdelen kërkoi sqarimin e akuzave për krime të mundshme të bëra gjatë luftës nga ana e UÇK-së. Marie Luise Beck e të Gjelbërve në një replikë me kolegen e saj të majtë përsëriti sugjerimin e saj që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi të bëjë vetëdenoncim për të ndihmuar zbardhjen sa më të shpejtë të akuzave të Dick Martyt për involvimin e UÇK-së në tregtinë organeve.

Marie-Luise Beck

Marie-Luise Beck e Të Gjelbërve

Deputetja opozitare e partisë së Gjelbër, e cila ka shumë vite që ndjek situatën në Ballkan, në fjalën e saj e hodhi poshtë tezën e hedhur në debat kohët e fundit nga politikanë serbë për ndarjen e Kosovës.

Reduktimi i prezencës ushtarake gjermane në Kosovë

Në një votim të hapur me emra, 489 deputetë u shprehën pro zgjatjes së pjesëmarrjes së trupave gjermane në KFOR, dhjetë abstenuan dhe 66 e refuzuan. Prania e ushtarëve gjermanë në Kosovë do të reduktohet deri në fundit deri në 900. Numri maksimal i ushtarëve gjermanë që lejohen të jenë të pranishëm në Kosovë u ul në 1850. Për tatimpaguesit gjermanë, angazhimi i Bundeswehr-it në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm kushton afro 76 milionë euro. Pikën kulmore të vizitës dyditore të ministrit të Jashtëm të Kosovës e përbën takimi me homologun e tij gjerman, Guido Westerwelle të premten pasdite.



Autor: Anila Shuka Mikat
Redaktoi: Lindita Arapi