1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Personalitetet më të rëndësishme se partitë - Nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë nuk kanë dalë ende. Një grup organizatash joqeveritare kanë dhënë disa rezultate paraprake. Ato tregojnë sa të rëndësishme janë personalitetet në Kosovë, mendon Fabian Schmid.

Hashim Thaçi ka fituar zgjedhjet në Kosovë

Hashim Thaçi ka fituar zgjedhjet në Kosovë

Sipas rezultateve paraprake të organizatave joqeveritare partia opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ish luftëtarit të UÇK-së, Hashim Thaçi ka fituar duke marrë 35 përqind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e presidentit Fatmir Sejdiu me rreth 24 përqind. Parashikohet që të dy partitë të zhvillojnë bisedime për të hyrë në koalicion. E reja e këtyre rezultateve është futja në skenën politike të Aleancës për një Kosovë të Re (AKR) e biznesmenit multimilioner, Bexhhet Pacolli, e cila mendohet të ketë marrë 12 përqind të votave. Partia deri tani në pushtet, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës duket se ka dalë me humbje, duke marrë nëntë përqind.
Fatmir Sejdiu duke dhënë votën

Fatmir Sejdiu duke dhënë votën

Çfarë sjell rezultati i zgjedhjeve për raundin e ri të bisedimeve për statusin që pritet të zhvillohet të martën, më 20 nëntor?


Rezultatet paraprake në Kosovë tregojnë qartë se personalitetet vazhdojnë të mbeten ende më të rëndësishëm se partitë ku ata marrin pjesë, ose se programet që ata prezantojnë. Vetëm kështu mund të shpjegohet, pse partia deri tani në pushtet AKK nuk luan më ndonjë rol shumë të rëndësishëm. Në zgjedhjet e fundit, ajo mundi të korrte fitore të lehtë duke qenë e drejtuar nga ish- luftëtari karizmatik Ramush Haradinaj. Tani Haradinaj pret të zhvillohet në Hagë procesi i tij, para Tribunalit Ndërkombëtar për krime lufte. Gjykata e akuzon ish-komandantin e UÇK-së, të jetë përgjegjës për krimet që ka kryer Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pasuesi i Harajdinajt, kryeministri Agim Çeku, nuk i përket asnjë partie, dhe nuk kandidoi në këto zgjedhje. Prandaj partia e Harajdinajt ra në një vakuum personeli, duke humbur kështu në këto zgjedhje.

Bexhhet Pacolli, AKR

Bexhhet Pacolli, AKR

Edhe LDK-ja, e cila tradicionalisht ka qenë një parti me shumë përkrahje, ka rënë në konflikte për marrjen e trashëgimisë, pas vdekjes së presidentit pacifist Ibrahim Rugova, duke u ndarë kështu në dy pjesë. Edhe këtu figurat më të forta integruese vazhdojnë të mbeten kryetari aktual i LDK-së, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, i Lidhjes për Dardaninë Demokratike.

Veton Surroi, Partei ORA

Veton Surroi, Partia ORA

Rëndësia e personaliteteve në Kosovë, është një arsye për ngritjen me katapultë të Bexhhet Pacollit, një kosovari që ka vënë pasuri nëpërmjet ndërtimeve dhe bizneseve të tjera në Kosovë dhe Rusi. Pacolli ka ngritur qëllimisht dekadën e fundit një perandori mediatike, i cili do të përgatiste ngritjen e tij në politike. Mesazhi i tij drejtuar zgjedhësve ishte: Vetëm një sipërmarrës i suksesshëm mund të bëjë politikë të suksesshme“. Megjithatë ai nuk do të kishte arritur të bënte këtë hap nëse nuk do të kishte patur një rrjet klientësh që i qëndrojnë besnik. Një botuesi tjetër, që është aktiv në politikën e Kosovës shumë më gjatë se Pacolli, Veton Surroit, duket se i ka munguar kjo klientelë. Prandaj partia e tij, ORA, nuk mundi të merrte as minimumin e pesëpërqindshit.

Oliver-Ivanovic

Oliver-Ivanovic

Të martën, më 20 nëntor në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë nuk pritet që zgjedhjet të sjellin ndonjë ndikim të madh në to. Presidenti Fatmir Sejdiu mund të ndryshojë përbërjen e grupit negociator, megjithatë midis shqiptarëve të Kosovës nuk ka ndryshime të mëdha sa i përket pozicionimit që ata kanë kundrejt bisedimeve. Shenja për të arritur ndonjë kompromis nuk duken.

Ramush Haradinaj, AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)

Ramush Haradinaj, AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)

Ajo që është problematike është, se pakica serbe i bojkotoi pothuajse krejtësisht zgjedhjet. Kjo mund të shpjerë në një situatë ku edhe vetë zonat me shumicë serbe të duhet të qeverisen nga politikanët shqiptarë. Megjithëse praktikisht, kjo nuk është e mundur. Prandaj mund të pritet që serbët të tërhiqen edhe më tej nga jeta institucionale e Kosovës. Nëse arrihet ashtu siç pritet, në deklarimin e pavarësise pas 10 dhjetorit, atëherë politikanët e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar ndodhen para sfidës për t’i hipur edhe serbët e Kosovës në varkë.

Kjo edhe mund të arrihet. Sepse serbët e Kosovës e dinë se interesat e tyre mund t’i prezantojnë efektivisht në institucionet e Kosovës vetëm vetë, dhe jo nëpërmjet Beogradit. Megjithatë askush prej tyre nuk do të marrë tani përgjegjësinë, në një moment historik, si ai i ndarjes së dhimbshme prej Serbisë. Pas këtij hapi, kartat do të përziehen nga e para.

DW.COM

  • Data 18.11.2007
  • Autor Koment nga Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CIa4
  • Data 18.11.2007
  • Autor Koment nga Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CIa4