1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Personalitetet e njohura dhe politikanët në shënjestër të hackerave

Të dhëna delikate të amerikanëve të njohur janë bërë publike nëpërmjet një websiti të ri. U kanoset edhe politikanëve gjermanë skenari më i keq i mundshëm përsa u përket të dhënave?

Tingëllonte si një bombë e vërtetë kibernetike: Michelle Obama, First Lady e SHBA-së, blen shpesh në rrjetin shitës Banana Republic, këtë e tregojnë llogaritë e saj të kartës së kreditit. Ato mund të shihen në faqen e internetit exposed.su, e cila publikoi së afërmi të dhëna tejet delikate të personaliteteve të njohura dhe të politikanëve amerikanë. Në këtë faqe interneti (mbaresa 'su' e së cilës do të thotë Bashkimi Sovjetik) publiku mund të fusë hundët jo vetëm në transaksionet e Michelle Obamës, por edhe në jetën private të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, të Ministrit të Drejtësisë Eric Holder dhe të ish-Ministres së Jashtme Hillary Clinton, të vajzës së miliarderit Paris Hilton, të këngëtarit Jay-Z dhe të yllit të muzikës pop Britney Spears.

Megjithatë është ende e paqartë nëse të dhënat e publikuara janë të sakta dhe nga e kanë origjinën. Me gjasa ato nuk janë vjedhur nga kompjuterat dhe telefonat mobilë të personave të vënë në shënjestër, por u janë vjedhur së paku pjesërisht zyrave ekonomike amerikane të informacionit. Madje disa informacione janë të hapura për publikun dhe mund të mësohen nëpërmjet një hulumtimi të thjeshtë, për shembull në dosje gjyqësore.

Përtej kësaj disa njerëz thahen ndoshta për detaje intime nga jeta e personave publikë (mirëpo përmbajtja e nxjerrë deri tani onlinë nuk ka kurrfarë eksploziviteti).

HAMBURG, GERMANY - DECEMBER 28: Participants work at their laptops at the annual Chaos Computer Club (CCC) computer hackers' congress, called 29C3, on December 28, 2012 in Hamburg, Germany. The 29th Chaos Communication Congress (29C3) attracts hundreds of participants worldwide annually to engage in workshops and lectures discussing the role of technology in society and its future. (Photo by Patrick Lux/Getty Images)

Kongresi i Chaos Computer Club më 28 dhjetor 2012 në Hamburg

Vjedhje të dhënash me rrugë të tërthorta

"Kureshtja për të ditur të reja nga jeta e personaliteteve të njohura është një gjë. Por shumë më e rëndësishme është për mendimin tim që të mbrohesh siç duhet, për shembull kundër spiunazhit ekonomik", plotëson në bisedë për Deutsche Welle-n Constanze Kurz, zëdhënëse e Klubit Kompjuterik të Kaosit [Chaos Computer Club] (CCC). Në këtë aspekt ajo sheh të rrezikuar edhe politikanët udhëheqës dhe shefat e sipërmarrjeve gjermane.

Në fakt Enti Federal për Sigurinë në Teknikën e Informacionit përpiqet t'i mbrojë rrjetet e institucioneve dhe të politikanëve drejtues. Megjithatë, edhe politikanët e bosët e ekonomisë janë njerëz, të cilët nganjëherë për t'i rënë shkurt përcjellin në platforma të pasigurta, si celularët privatë, informacione që duhen mbrojtur", paralajmëron Kurz.

Te celularët normalë, të cilët transmetojnë me valë në standardin GSM, sot është shumë e lehtë të përgjosh përmbajtjen e bisedave dhe SMS-të, thotë Kurz. Angela Merkel mund t'i hapte veshët katër në këtë temë (siç dihet, edhe ajo komunikon shpesh nëpërmjet SMS-ve). E kush nuk do të dëshironte të vrojtonte fshehurazi nëse dhe sesi i gjykon ajo ministret dhe ministrat e saj? Zëdhënësja e CCC-së kundërshton: Në telefonin e saj të punës (thotë ajo) kancelarja ruhet me anë të metodave shtesë të kodimit më mirë sesa shumica e qytetarëve të zakonshëm.