1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Perfid dhe malicioz" - reagime pas intervistës së Nikolic për FAZ

Pohimet e presidentit të ri serb Tomislav Nikolic në intervistë me FAZ shkaktojnë komplikacione në mes Zagrebit dhe Beogradit.

Logo e gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung

Presidenti i ardhshëm i Serbisë, Tomislav Nikolic, nuk është akoma zyrtarisht në pushtet, dhe përjeton stuhinë e parë politike… Nikolic ka qenä deri në vitin 2008 zëvendëskryetar i "Partisë radikale serbe". Ai nuk është distancuar kurrë krejtësisht në mënyrë të qartë nga kërkesat e tij të mëparshme për të përcarë Kroacinë në favor të një "Serbie të Madhe". Që ai në intervistë me Frankfurter Allgemeinen Zeitung u shpreh përsëri, se Serbia e Madhe është një „dëshirë“ dhe „ëndërr“ e vjetër, që „për fat të keq“ nuk ka mundur të realizohet, nuk ka sjellë qetësim në Kroaci dhe (dhe Bosnjë), përkundrazi: Pohimet e Nikolicit në intervistë kanë shkaktuar përçarje ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit, që të jep një shije paraprake për vështirësitë, që e presin Serbinë nën një president si Nikolici në bashkëpunimin me fqinjët e tij.

Presidenti i Kroacisë Ivo Josipovic u shpreh i pari publikisht: “Nëse deklarata e zotit Nikolic do të thotë kthim në ndonjë ide të viteve nëntëdhjetë, unë mund të them këtu në emër të të gjithëve në Kroaci: ide të tilla nuk mund dhe nuk do të realizohen.” Ashtu siç ka ditur më parë Kroacia të mbrojë sovranitetin e saj, është edhe sot në gjendje", shtoi Josipovic. Por këtu u konstatua, se presidenti i Kroacisë ia la me qëllim të hapur derën për kooperim homologut të tij të ardhshëm në Beograd: “Nga politika, që do të bëjë zoti Nikolic, varet, nose do të ketë bashkëpunim.” Josipovic tha se Nikolic shpreson se Nikolic do ta korigjoje këndvështrimin e tij......

SNS pas publikimit të incizimeve nuk pohoi më se deklaratat e Nikolicit janë gënjeshtra. Një zëdhënës I partisë tha shkurt, se Nikolic dëshiron “marrëdhëniet më të mira të mundshme” me shtetet fqinje të Serbisë. Nikolic vetë ndodhej në atë moment në Moskë, ku ai në vizitën e parë jashtë vendi pas fitores zgjedhore, zhvillonte bisedime me Vladimir Putinin. Presidenti rus i premtoi Serbisë pas takimit me Nikolicin një kredi prej 800 milionë dollarë, për të cilat Nikolic falenderoi, duke thënë se Putini është autoritet më i lartë i popullit serb”. Sikur Putin të kishte kandiduar në zgjedhjet presidenciale në Serbi, me siguri që do të kishte fituar”, u shpreh Nikolic.

Në Zagreb Dinko Buric, kryetar I një partie të vogël rajonale, gjeti fjalët e duhura për debatin rreth deklaratave të Nikolicit. Ai theksoi se Nikolic ka thënë një herë, se ai nuk ka “predispozitë gjenetike” për të urryer Kroacinë dhe kroatët. Me intervistën e tij Nikolic ka demonstruar, “se ka një predispozitë gjenetike për të folur absurditete“, konstatoi Buric.

  • Data 29.05.2012
  • Autor FAZ/Michael Martens/av
  • Fjalët kyç Nikolic; FAZ;
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/153zk
  • Data 29.05.2012
  • Autor FAZ/Michael Martens/av
  • Fjalët kyç Nikolic; FAZ;
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/153zk