1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Perëndimi vs. Rusisë: Cilat jane sanksionet e fazës së tretë?

Është bërë shumë, por pak dihet për të ashtuquajturat sanksione të fazës së tretë ndaj Moskës të përmendura nga Presidenti Obama dhe Kancelarja Merkel. Ja një shpjegim i tyre.

Sanksionet e fazës së tretë do të zgjerojnë masat ndëshkuese dhe do të kenë target sektorë të ndryshmë të ekonomisë ruse. Në një kohë që faza e parë dhe e dytë janë përqëndruar tek individët dhe asetet e tyre, faza e tretë do të ketë si shënjestër koporatat ose produkte të sektorëve specifikë. Sipas urdhërit të tretë të Obamës të prekura do të jenë shërbimet financiare, energjia, nxjerrja e metaleve, inxhinieria dhe mbrojtja. "Këtu flitet për të bërë më të vështirë ose për të ndaluar kryerjen e transaksioneve tregëtare mes Rusisë dhe BE, ose Rusisë dhe SHBA-së", thotë Maya Lester, avokate e cila ka përfaqësuar disa persona të prekur nga sanksionet e Perëndimit.

Cila është vija e kuqe që do të çojë në hyrjen në fuqi të sanksioneve të fazës së tretë?

Në vendimet për sanksione më 20 mars dhe 28 prill, Këshilli i BE deklaroi se "hapat e mëtejshëm të Federatës Ruse për të destabilizuar situatën në Ukrainë do të çonin rritjen e pasojave negative në shumë fusha të ekonomisë ". Deri javës që shkoi niveli i "destabilizimit" që Moska duhet të arrinte për të bërë që sanksionet të hynin në fuqi, ishte një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë. Kjo mund të ndryshojë pas deklaratës së bërë nga Obama dhe Merkel, të cilët thanë se këto sanksione do të hyjnë në fuqi nëse Rusia injoron zgjedhjet në Ukrainë.

Pas tre urdhërave ekzekutivë, SHBA është gati t'i fusë në fuqi sapo të meret një vendim politik. Nuk nevojitet asnjë aksion legjislativ shtesë. Autoritet që vendosin për zgjerimin e sanksioneve janë Departamenti i Shtetit, Thesari dhe në veçanti Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC).

Symbolbild Putin Brief an EU-Staatschefs

Presdenti rus Vladimir Putin

BE ka një tjetër situatë. "Me dijeninë time nuk ka asnjë ligj europian që lejon sanksione sektorale, kështu që mund të bëhet një ndryshim ligjor e më pas të vendosen sanksionet ndaj Rusisë", thotë Lester. Sipas saj është një vendim i të gjithë vendeve anëtare për ndryshimin e ligjit. Por fakti që Obama dhe Merkel folën për këtë çështje, tregon se Bashkimi Europian ndoshta ka arritur një marrveshje për sanksionet e fazës së tretë.

Është bërë një gjë e tillë më parë?

BE dhe SHBA kanë eksperiencë në vendosjen e sanksioneve të ndryshëm. BE ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 30 vendee, ndërsa SHBA kundër më shumë se 10 vendeve. Pjesa më e madhe janë shtete aziatike ose afrikane. Por Rusia, për shkak të madhësisë dhe rëndësisë së saj, është në një tjetër kategori thotë Thomas Biersteker, i cili drejton Konsorcumin e Sanksioneve të Synuara. Sipas tij sanksionet do të shkaktonin automatikisht probleme edhe për ata që i vendosin.

Sa efektivë mund të jenë sanksionet?

Varet. Sanksionet mund të shërbejnë për tre qëllime: shtrëngim, kufizim ose stigmatizim. Shtrëngim: ndryshimi i sjelljes së një aktori përmes sanksioneve. Sipas studimeve të OKB kjo metodë funksionon 1 herë në 10 raste. Kufizim: rritja e kosotove, në mënyrë që aktori të rimendohet për drejtimin e tij. Po sipas OKB kjo metodë funksionon në 27% të rasteve.

Përjashtimi i Rusisë nga G8 ka stigmatizuar vendin. Por edhe sanksionet e lehta kanë dhënë impaktin e tyre dhe kanë bërë që Kremlini të rikonsiderojë mundësitë e tij. Ndërkohë është e pamundur të parashikohet një kundërpërgjigje e Rusisë thotë Biersteker. "Nëse Perëndimi përgjigjet në këtë mënyrë, atëherë pse Moska mos të bëhet më shumë agresive në Lindje të Ukrainës?"