1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Perëndimi tregon unanimitet lidhur me krizën e Krimesë

Grupi G-8 sërish po merr emrin G-7. Për herë të parë që nga viti 1998 krerët e vendeve kryesore të industrializuara takohen pa praninë e Rusisë. Por takimi në Hagë ka në fokus raportet me Moskën.

Bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar unitetin lidhur me krizën e Krimesë. Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve kryesore të industrializuara (G7) këtë të hënë (24.03.2014) konsultohen në Hagë për të gjetur një përgjigje ndaj aneksimit të gadishullit të Krimesë prej Rusisë. Obama me të mbërritur në Holandë shprehu bindjen, se sanksionet ekonomike të Perëndimit do të kenë "pasoja të rënda" për Rusinë.

Në kuadër të samitit për mbrojtjen nga lëndët bërthamore të hënën në mbrëmje krerët e shteteve dhe të qeverive do të zhvillojnë një takim të posaçëm. "Europa dhe SHBA-ja janë në unanimitet lidhur me mbështetjen tonë për qeverinë dhe popullin ukrainas", tha Obama pas takimit me kryeministrin holandez Mark Rutte në Amsterdam. "Ne jemi të një mendimi, se Rusia duhet të paguajë për veprimet e kryera deri tani." Obama theksoi, më tej, se është i bindur që sanksionet do të kenë pasoja të ndjeshme për ekonominë ruse.

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive - krahas Obamas edhe presidenti i Francës, François Hollande, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel si dhe kryeministrat e Kanadasë, Britanisë së Madhe, Japonisë dhe Italisë - pritet që ta paralajëmrojnë Rusinë në rast të një destabilizimi të mëtejshëm të gjendjes në Ukrainë si dhe në rast të dërgimit të trupave në lindje të Ukrainës. Gjithashtu ata do të konfirmojnë, se grupi G8, i quajtur kështu duke përfshirë edhe Rusinë, për një kohë të pacaktuar nuk do të ekzistojë më në këtë formë. Rusia për herë të parë qysh nga viti 1998 kësaj here nuk është ftuar në samit.

Qeveria gjermane deklaroi, se kancelarja Merkel gjatë një telefonate të dielën (23.03.20134)e ka siguruar presidentin rus Vladimir Putin, se aneksimi i Krimesë përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk do të njihet. Si pozitiv vlerësohet fakti, që gjatë bisedës edhe Putin e ka përshëndetur dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në Ukrainë, tha zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert. Ky është një hap i parë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. "Hapa të tjerë pozitivë nuk janë konstatuar gjatë bisedës." Merkel gjatë telefonatës ka tërhequr vëmendjen për çështje shqetësuese si p.sh. njoftimet mbi dislokimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Precizohet deklarata e ministres von der Leyen lidhur mbi angazhimin e NATO-s

Ndërkaq Ministria Gjermane e Mbrojtjes i ka precizuar deklaratat e ministres Ursula von der Leyen lidhur me angazhimin e NATO-s në sfondin e konfliktit në Ukrainë. Drejtuesja e dikasterit në deklaratën e saj nuk ka pasur prasysh "trupa shtesë në kufirin lindor" të aleancës ushtarake, tha një zëdhënës i ministrisë në Berlin. Në deklaratën e ministres fjala ishte më shumë që në kuadër të mbikqyrjes së hapësirës ajrore të intensifikohet "përdorimi i avionëve zbulues AWACS mbi hapësirat e Polonisë dhe të Rumanisë, gjithashtu janë "intensifikuar stërvitjet" për detyrat mbikqyrëse në të gjithë territorin e shteteve europiane anëtare të NATO-s.

Ministrja e mbrojtjes von der Leyen në intervistë për revistësn "Der Spiegel" ishte shprehur më parë, se "për partnerët e aleancës është e rëndësishme, që NATO-ja të tregojë prezencë më kufijtë e jashtëm të saj". Pas kësaj deklarate ndër të tjerë zëra kritikë edhe opozita kritikoi, se ministrja po e ndez pa qenë nevoja grindjen me Rusinë pas aneksimit prej Moskës të gadihsullit në Detin e Zi. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes e hodhi poshtë "kritikën për përshkallëzim" ndaj deklaratës së ministres von der Leyen.