1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Perëndimi duhet ta rigjykojë patjetër politikën e tij ndaj Afrikës

Zhvillimet në Kenia në qendër të shtypit gjerman

default

Rreth zhvillimeve në Kenia gazeta "Räcklinghauser Zeitung" shkruan: Për kontinentin e zi viti 2008 po fillon me një zhgënjim të hidhur. Kenia një nga vendet e pakta afrikane me tradita demokratike dhe pa grushte shteti të përgjakshme po zhytet në katastrofë. Vendi i atletëve fantastikë, vendi me një botë shtazore unikale dhe me një natyrë të jashtëzakonshme është përfshirë në kaos. Pas falsifikimit dhe manipulimit të zgjedhjeve të 27. dhjetorit presidenti Mvai Kibaki po e mbron pushtetin e tij me armë dhe me shkopinj gome.
Nisur nga ngjarjet në Kenia gazeta Landeszeitung (Lüneburg) analizon politikën e Perëndimit ndaj Afrikës:
Gjithmonë shpresa ka qenë për kontinentin afrikan një bashkëudhëtare mashtruese. Interesi i shtuar i viteve të fundit nga ana e vendeve të fuqishme ndaj Afrikës nisej nga interesat vetiake të tyre. SHBA shikojnë tek Afrika një front në luftë kundër terrorizmit. Kina e sheh atë si furnizuese me lëndë të para dhe si treg për prodhimet e saj. Madje edhe pavarësia u solli vendeve të Afrikës dëme dhe 40 vjet ndihma për zhvillimin i bënë ato më tëpër të varfra se të pasura. Ndihmat e perëndimit bënë që në Afrikë të forcoheshin qeveri të korruptuara dhe të pafta apo që në vende të ndryshme, si edhe në rastin e Kenias, të dominojnë grupe apo fise të caktuara etnike. Perëndimi duhet patjetër të gjykojë edhe një herë në lidhje me politikën e tij ndaj Afrikës.
  • Data 02.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CjXH
  • Data 02.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CjXH