1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Perëndimi spektator në shfaqje

Cornelia Rabitz3 Dhjetor 2007

Presidenti Putin fitoi zgjedhjet parlamentare në Rusi me një shumicë impresionuese votash. Sidoqoftë ky rezultat pritej

https://p.dw.com/p/CWJs
Nashi, lëvizja pro- Kremlinit përshëndet Putinin për fitoren
Nashi, lëvizja pro- Kremlinit përshëndet Putinin për fitorenFotografi: AP

Sondazhet që u zhvilluan pak kohë përpara zgjedhjeve, parashikuan se partia e Putinit do të fitonte me 60 përqind të votave. Perëndimit nuk i mbetet alternativë tjetër, përveç se të luajë rolin e vëzhguesit në zhvillimet e ardhshme politike në Rusi.

Shefi i partisë "Rusia e Bashkuar", Bors Grislow, tha se zgjedhjet ishin një referendum për të mbështetur politikën e Vladimir Putinit. "Rezultatet konfirmojnë faktin se Putin është udhëheqësi ynë kombëtar." Putini kandidoi si kryetar i partisë "Rusia e Bashkuar" në zgjedhjet parlamentare. Kremlini i vlerësoi zgjedhjet si referendum për kryetarin e shtetit, i cili nuk mund të kandidojë më për postin e presidentit, pasi ka kaluar dy periudha legjislative në këtë post. Por shumica e votave që siguroi tani në parlament, i mundësojnë Putinit që të ndryshojë kushtetutën, ose të marrë përsipër një rol tjetër të rëndësishëm brenda qeverisë ruse.

Putin do të marrë rol tjetër shtetëror

Putini kish deklaruar qysh përpara zgjedhjeve se fitorja e zgjedhjeve, do t´i jepte mandatin moral për të marrë përsipër një rol udhëheqës shtetëror. Mesa duket ai ishte i sigurtë për fitoren dhe populli i dha presidentit rezultatin që i duhej. Mund të thuhet hapur se Putin adhurohet nga shumica e popullsisë. Në parlamentin e arshshëm rus do të marrin pjesë katër parti, ndryshim ky jo i vogël për politikën ruse.

Por si do ta infuencojë presidenti politikën e ardhshme ruse?

Kjo është një pyetje që ende nuk mund të marrë përgjigje. Gjermania, Evropa dhe bota janë thjesht spektatorë në këtë shfaqje. Ata mund ta ngrenë zërin në mënyrë kritike, por ata e dinë gjithashtu fare mirë se kërcënimet nuk pijnë ujë. Politika ruse luan një rol shumë të rëndësishëm aktualisht në parketin ndërkombëtar dhe do të ishte kontraproduktive po të bllokohej kontakti dhe angazhimi me Rusinë. Ndryshimet dhe përmirësimet demokratike në Rusi mund të ndodhin vetëm brenda vetë këtij vendi. Por dita e zgjedhjeve të Dumës dëshmoi se rruga drejt këtyre ndryshimeve është ende shumë e gjatë.