1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

PORTA GJERMANE

Pensionisti - Nikolaus Netzhammer nga Boni

Si pensionit Nikolaus Netzhammer ka më tepër punë se kur punonte: shëtitje të gjata, kërkime historike në arkiva e megjithatë plot kënaqësi.

default

Ngrihu herët, ha mëngjes dhe nisu: Më e vonta në orën shtatë e një çerek në mëngjes Nikolaus Netzhammer ngrihet nga gjumi. Një projekt për një libër ende duhet të përfundojë!

Një udhëtim me mendje në të kaluarën

Gesichter Deutschlands Porträt NiNeP2

Te patriarku i Kishës Ortodokse të Rumanisë, Teoctist

Në kohën e lirë historiani nga Boni e ka gjetur misionin e jetës së tij në hulumtimin e rrënjëve të familjes së tij. Stërgjyshi i tij Raymund ka qenë nga viti 1905 deri në vitin 1924 kryepeshkop katolik i Bukureshtit dhe ka mbajtur me zell ditar. 100 vjet më vonë, thuajse saktësisht në të njëjtën ditë, Nikolaus Netzhammeri prezantoi në rumanisht të ditarit të tij në Akademinë Rumune në Bukuresht. Vëllimet e ditarit Netzhammeri ia dorëzoi madje personalisht patriarkut të Kishës Ortodokse të Rumanisë, Teoctist. Por e gjitha nuk përfundoi me kaq. Pensionisti 71-vjeçar tani punon për botimin rumun të një vepre tjetër të stërgjyshit të tij. "Marrja me historinë të mrekullon", thotë Netzhammeri. Megjithatë, motoja e jetës së tij është "E tashmja është realiteti i vetëm". Veç kësaj ai thotë: "Jeta buzë Rinit më jep ndjenjën e të qenit i pranishëm në rrjedhën e jetës." Kjo në një kohë kur atij i pëlqejnë udhëtimet e largëta - njëherë në Bukuresht ose Vjenë, për të punuar në arkivat e atjeshëm të shtetit dhe të kishave - ose në Romë, ku ai do të mbajë një referat në një simpozium ndërkombëtar.

Të mësuarit duhet të të pëlqejë

Gesichter Deutschlands Porträt NiNeP5

Shkolla private

Si pensionist, kështu i duket atij, ai ka më shumë punë se kur punonte. Mbi 36 vjet me radhë Netzhammeri dhe gruaja e tij Maria kanë drejtuar shkollën e tyre private. Shkolla ka përcaktuar ritmin e jetës së tyre. Netzhammeri hedh me dëshirë vështrimin pas: "Ishte një dhënie dhe marrje e vazhdueshme, midis nesh, në njërën anë dhe nxënësve, mësuesve në anën tjetër. Kjo tani nuk ndodh më, gjithçka ka marrë fund." Shkolla private ishte si një botë e vogël më vete, si një mikrokozmos. Pas daljes në pension Netzhammeri nuk bën në asnjë mënyrë pushim. Qëkurse gruaja e tij është sëmurë, puna në shtëpi kërkon shumë kohë. Megjithatë, Netzhammeri gjen kohë për kërkimet e tij. Shumicën e herëve atë e gjen para kompjuterit. Në dy dollapë të mëdhenj druri janë korrespondencat, pjesë nga librat dhe materiale nga arkivat. "Unë dua të bëj shumë gjëra njëkohësisht". Ai beson se e gjitha ka të bëjë me faktin se ai është mëngjarash dhe - siç bëhej më parë në Gjermani - u mësua që të shkruajë me dorën e djathtë. Kjo bën pjesë në dobësitë e tij, mendon ai.

Shëtitje e ekskursione deri në rraskapitje

Gesichter Deutschlands Porträt NiNeP1

Në natyrë

Një njeri që është kaq aktiv ka nevojë për qetësi dhe periudha pushimi. Ato ai i kërkon në shëtitjet e gjata që bën. "Në dy orët e para, në mendje të vijnë të gjitha gjërat e papërpunuara, nga nënndërgjegjia. Të vijnë në mendje gjëra, që i ke harruar, gjëra që duhet t'i bësh patjetër si hap pasues. Pas rreth dy orësh, gjithçka qetësohet: nuk ke më mendime konkrete, vetëm ndjesi dhe ndjenja, shumicën e herëve të këndshme."

I lindur në kufi me Zvicrën - në fshatin e vogël Erzingen - ai është rritur i lidhur ngushtë me natyrën. Familja e tij kishte në pronësi aq fusha dhe livadhe, për ta mbuluar vetë pjesën më të madhe të nevojave të saj për ushqime. Ata ishin 10 fëmijë në familje: "Fëmijëria ime ishte shumë e lumtur, megjithë prindërit e ashpër. Natyrisht që edhe fëmijët punonin në fushë dhe në arë." Takime të rregullta në atdhe janë edhe sot traditë. Nikolaus Netzmacher ndihet i lumtur, edhe nëse nuk ka mundur ta realizojë ende ëndrrën e jetës së tij: ai ëndërronte të bëhej organist i madh.

Pyetje për ju: Si ndjeheni pas disa orësh shëtitje?

Autor: Marina Borisova/Pandeli Pani
Redaktoi: Birgit Gërtz/ Auron Dodi

WWW Linke