1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pensionet preokupojnë vëmendjen e shtypit

Në shumë gazeta gjermane vëmendje kryesore i kushtohet sot rritjes së pensioneve. Por sfodni i rritjeve ka shkaktuar edhe kritika të shumta.

default


E përditshmja konservatore, Frankfurter Allgemeine Zeitung pohon se rritja e tanishme është vetëm një pjesë e tregimit dhe shpjegon:


"Koalicioni qeveritar ka vendosur t'i rrisë pensionet me shumë se që ishte parashikuar, por vetëm me qëllim që majtistëve t'ua marrë nga dora një prej temave më të preferuara. Është kjo pra një dhuratë shumë e mirë për pensionistët dhe marrësit e ndihmave sociale, në prag të festës së pashkëve. Po çfarë po ndodhë me ata të cilët tërë kohën punojnë dhe mundohen ta fitojnë bukën e gojës? Koalicioni ka parashikuar që ata të paguajnë kontribute më të mëdha. Ata duhet të pajtohen edhe me kontributet për pensione. E gjitha kjo ta krijon përshtypjen se unioni dhe socialdemokratët janë zotuar të punojnë kundër shtresës së mesme. Por gabojnë ata që mendojnë se kjo shtresë do të durojë dhe të heshtë deri në pafund", mendon komentatori i gazetës nga Frankfurti.

Me fjalë kritike ndaj vendimeve qeveritare për pensionistët shprehet edhe gazeta Lübecker Nachrichten.


"Rritja e premtuar prej 1,1 përqind është vetëm një pikë uji në gëlqere. Qeveria thotë se nuk po i injoron nevojat e pensionistëve. Kancelarja Merkel dhe ministri i punës kanë vënë një flaster në plagët e pensionistëve. Por kjo nuk është politikë e qendrueshme. Është oportunizëm i gjallë", mendon komentatori i kësaj gazete.

Ndërsa gazeta Express e Këlnit e zgjëron problemin edhe me rritjen e fundit të çmimeve në Gjermani.


"Faktet dëshmojnë ndryshe nga fjalët e kancelarres Merkel, e cila tërë kohën thotë se rritja ekonomike po manifestohet tek të gjitha shtresat e shoqërisë. Shumica e atyre që fitojnë mesatarisht, apo pensionistët deh marrësit dhe ndihmave sociale, nuk po e ndjejnë fare efektin e rritjes ekonomike dhe zvoglimin e numrit të të papunëve. Janë ngritur çmimet e rrymës, gazit, benzinës dhe mallrave ushqimore. Ndërkohë që me tatimet edhe më të larta, njerëzve u mbetet shumë pak hapsirë për manovrim. Këtë nuk mund ta ndryshojë as ngritja e pensioneve. Ndryshimet mund të bëhen vetëm me reforma serioze të sistemit tatimor, sepse njerëzit prap duhet të kenë ndjenjën se me të vërtetë se ia vlenë të punosh".

  • Data 14.03.2008
  • Autor Cani, Bahri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DOf5
  • Data 14.03.2008
  • Autor Cani, Bahri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DOf5