1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pengohen automjetet e EULEX-it në veri të Kosovës

Serbët në komunën e Zubin Potokut deklaruan se pakica lokale serbe nuk është e gatshme të paguajë dogana dhe tatim mbi vlerën e shtuar. Kontrolle nga serbët u bënë edhe në Rudarë.

Helikopter i EULEX-it në Brnjak

Helikopter i EULEX-it në Brnjak

Në veri të Kosovës janë ndaluar dhe kthyer mbrapa sot prej serbëve disa automjete të misionit të Bashkimit Evropian për shtetin ligjor. Automjetet e EULEX-it do të shpinin në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut doganierë dhe polici kufitare të qeverisë së Kosovës. Serbët në komunën e Zubin Potokut e shpjeguan aksionin e tyre duke thënë se kjo gjë nuk mund të lejohej. Bllokuesit deklaruan më tej se pakica lokale serbe nuk është e gatshme të paguajë dogana dhe tatim mbi vlerën e shtuar. Serbët e kontrolluan trafikun edhe në Rudarë, rrugës drejt pikëkalimit kufitar Jarinjë.    

Në mes të janarit midis Prishtinës dhe Beogradit u vendos me ndërmjetësimin e BE-së që në të dyja pikmëkalimet të paguheshin tatime. Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç në takimin e fundit (17.01.2013) ranë dakord për zbatimin e plotë të marrëveshjes për kontrollin e integruar të kufijve të njohur si IBM. Takimi i radhës në Bruksel është parashikuar të zhvillohet nga mesi i shkurtit. Në këtë takim pritet që në  të finalizohen bisedimet rreth zgjidhjes së çëshjtes së strukturave paralele të Serbisë në veri të Kosovës.