1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pengesa të mëdha: vetëm të huaj me rroga të larta mund të punojnë në Gjermani

Sipërmarrjeve gjermane po u mbarohen forcat e kualifikuara. Prandaj ato do të preferonin të punësonin të huaj të rinj dhe të shkolluar mirë. Por qeveria gjermane ngurron.

Pranohen të huaj të kualifikuar për paga të larta

Pranohen të huaj të kualifikuar për paga të larta

Lajmi tingëllon i mirë: qeveria gjermane, ekonomia dhe sindikatat janë të vendosura që ta sigurojnë së bashku bazën për forcat e kualifikuara në Gjermani. Në bazë të vlerësimeve të Agjencisë Federale të Punës, në Gjermani do të mungojnë deri në vitin 2025 pesë deri në gjashtë milionë forca pune. Agjencia Federale e punës rekomandon në këto kushte që që në dy vitet e ardhshme të pranohen dy milionë të huaj të kualifikuar. Kjo është një shifër që është vështirë të arrihet me konceptin e ri për punonjësit e kualifikuar të qeverisë gjermane. Sepse qeveria gjermane hë për hë mjaftohet me ndryshime të vogla të së drejtës në fuqi, në bazë të së cilës i ashtuquajturi verifikim me përparësi luan një rol qendror. Nga goja e kancelares Angela Merkel e gjitha tingëllon kështu:

"Verifikimi me përparësi për elektroinxhinjerët, për mjekët dhe për inxhinjerët e ndërtimit të makinave eleminohet dhe ne do të iniciojmë hapa të tjerë për të mundësuar migrimin e qëllimshëm. Por ne themi edhe që ne ftojmë punonjës të kualifikuar nga vendet e tjera evropiane, që të punojnë te ne."

Po kjo e fundit nuk është gjë e re. Brenda BE përsa i përket tregut të punës ekziston mundësia e zgjedhjes. Ndryshe qëndron puna për kandidatët nga vendet jo anëtare të BE. Deri tani në Gjermani është në fuqi verifikimi me përparësi, ata lejohet të punojnë në Gjermani vetëm kur nuk gjendej ndonjë kandidat më i përshtatshëm nga Gjermania ose një vend i BE për vendin e lirë të punës. Ky verifikim me përparësi tani nuk do të vlejë më për mjekët dhe inxhinjerët në fushën e ndërtimit të makinave dhe automjeteve. Por megjithatë, edhe këtu duhen mbajtur parasysh disa gjëra:


"Mbetet që punësimi nuk mund të bëhet pa e zgjatur, por i nevojshëm është një verifikim. Megjithatë, tani do të shihet që kushtet e punës për të huajin të mos jenë më të këqia se për një vendas ose krejt të ndryshme, se për një punonjës gjerman - veçanërisht në lidhje me rrogën."

Sepse rroga është dhe mbetet pengesa më e lartë për emigrantët. Vetëm ata që kualifikohen për vende pune me pagat më të larta mund të vendosen pa problem në Gjermani. Për presidentin e Shoqatës së Punëdhënësve, Dieter Hundt kjo është e papranueshme:

"Për punëtorë të kualifikuar nga vendet jashtë BE duhet të dëshmohen të ardhura që kapin shumën të paktën 66.000 euro në vit. Kjo na duket një pengesë e pakapërcyeshme."

Brenda partive unioniste në pushtet, CSU-ja e bllokon një ulje të nivelit të rrogës, meqenëse ajo vlen si garant që në Gjermani të vijnë vetëm emigrantë me kualifikim të lartë. Ministrja Federale e Punës, Ursula von der Leyen megjithatë nuk e mbështet këtë qëndrim. Njësoj si liberalët e FDP-së, ajo do të preferonte që ta ulte nivelin e rrogës në 40.000 euro në vit.

Autor: Sabine Kinkartz/ Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM