1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Penalizim i gjykatësve dhe prokurorëve të përfshirë në afera korrupsioni

Qeveria Berisha projekton masa të reja ligjore për vitin 2008 për te fituar betejat e humbura të këtij viti në luftën kundër korrupsionit

default

Sali Berisha

Korrupsioni mbetet për qeverinë e djathtë të Tiranës një betejë për t´u fituar. Kreu i saj, Sali Berisha, në një bilanc të qeverisë së tij për vitin që po mbyllet, 2007-ën, veçoi si arritjen më të madhe në luftën kundër korrupsionit eliminimn e ekonomisë klienteliste apo siç e quajti ai, ekonomisë ku ministrat kishin monopole.

Duke pranuar se ndonëse prioritet i prioriteteve ne dy vitert e qeverisjes së tij,korrupsioni mbetet i lartë dhe shqetësuse në Shqipëri, kryeministri Berisha publikoi masa te reja për 2008- ën.

"Do të penalizohen ata që deri më sot nuk janë penalizuar për korrupsion: gjykatësit dhe prokurorët, që nga viti 1996 e këtej. Me pas heqja apo kufizimi i imunitetit të deputetit për korrupsion, kërkesë kjo nga më kryesoret nga komuniteti ndërkombëtar për Shqipërinë, dhe së fundi transparenca e plotë e të ardhurave dhe fondeve të partive politike."

Ndonëse korrupsioni mbetet shqetësues, viti 2007 për kryeministrin Berisha është një vit prosperiteti dhe arritjesh ekonomike.

"Ekonomia e Shqipërisë në vitin 2007 ishte një ekonomi dinamike, e re me një rritje prej 6% , inflacion 3,6 %, eksporte te rritura 30% në krahasim me një vit më partë, industria nxjerrëse u rrit me 150%, turizmin me 34%, transporti hekurudhor dhe transporti ne tërësi me 77%, depozitat bankare të qytetarëve shqiptarë me 25%."

2007 mbetet në kujtesën e shqiptarëve si viti i errësirës së zgjatur

Galerie Feiertage: stille Nacht, heilige Nacht

Viti rekord i qirinjve

Për biznesin dhe popullatën viti 2007 do të mbahet në kujtesë si viti i errësirës së zgjatur për shkak të ndërprerjeve sistematike të energjisë elektrike. Kryeministri Berisha ka premtuar dritë 24 orë vitin e ardhshëm me moton "Mungesa e energjisë është çmimi më i lartë që paguan qeveria".

Ai tha se drejtimet kryesore të zhvillimit gjatë 2008-ës do të jenë tre: demokraci më funksionuese, ekonomi tregu më funksionuese dhe standartet europiane të zgjerohen sa më shumë."

  • Data 29.12.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Chpf
  • Data 29.12.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Chpf