1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pelegrinazhi në Mekë dhe mosmarrëveshjet mes shqiptarëve rreth Bajramit

Më shumë se dy milionë njerëz të besimit mysliman, këtë të mërkurën, nisin pelegrinazhin tradicional të haxhillëkut në Mekën e Arabisë Saudite. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova festojnë Kurban Bajramin në kohë të ndryshme.

Meka

Meka

Pika kulmore e kësaj tradite është ngjitja në malin Arafat, ditën e enjte. Krahas 1,6 milionë pelegrinëve nga mbarë bota, në Mekë priten të jenë edhe 750.000 vetë nga vetë Arabia Saudite. Forcat e sigurimit të vendit kanë marrë masat për evitimin e ndonja paniku masiv apo incideneteve të tjera, siç kanë ndodhur shpesh në të kaluarën. Para gjashtë vjetësh humbën jetën si pasojë e një paniku masiv 364 pelegrinë.

Investimet për siguri

Lutja në Mekë - të paktën një herë në jetë.

Lutja në Mekë - të paktë një herë në jetë.

Në muajt e kaluar Arabia Saudite ka investuar më shumë se 220 milionë euro në masat e marra në infrastrukturë, për ta bërë më të sigurtë dhe komod pelegrinazhin. Pekegrinazhi në Mekë është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman duhet të paktën një herë në jetën e tij të shkojë atje.

Ndërkohë besimtarët në Shqipëri dhe Kosovë këtë vit nuk janë dakord se cilën ditë duhet filluar festimet e Kurban Bajramit. Përderisa në Shqipëri fillojnë festimet të enjten, në Kosovë dita e parë e Kurban Bajramit shënohet ditën e premte. Bashkësia Islame e Kosovës është e vendosur që të festohet të premten, më 26 dhjetor. Ndërsa komuniteti mysliman i Shqipërisë përmes një komunikate për media ka informuar se falja e Kurban Bajramit në Shqipëri do të bëhet të enjten, më 25 tetor. Të enjten Bajrami do të lutet edhe nga myslimanët e Maqedonisë.