1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

PE: Perspektivë evropiane për Shqipërinë

Lëvdata për Shqipërinë pati nga të gjitha palët në debatin e Parlamentit Evropian. Shqipëria ka bërë përparime dhe meriton perspektivën evropiane, u tha në Strazburg në përfundim.

default

Në deklaratën përfundimtare deputetët evropianë vlerësuan marrëdhëniet e mira të Shqipërisë më vendet fqinjë. E qartë është po ashtu se ka dhe shumë për të bërë në luftimin e korrupsionit dhe përfshirjen e grave në tregun e punës.

Në deklaratë, Parlamenti "shpreh keqardhjen" për krizën politike në Tiranë megjithatë nuk dëshiron të bëjë fajësime. Por shumë qartë flasin deputetët si Doris Pack, e kristiandemokratëve:

„Zona dhe Zotërinj, Shqipërisë i duhet një parlament funksionues dhe një opozitë funksionuese, që e merr seriozisht detyrën e përfaqësimit të popullit dhe nuk e zvetënon sistemin demokratik. Qytetarët e Shqipërisë janë të ngopur me sherret: Ata dëashirojnë që fëmijët e tyre të kenë një të ardhme, që në vend të sundojë rendi dhe ligji, që të ngrihen ndërmarrje që hapin vende pune dhe dëshirojnë që politikanët të vendosen në shërbim të popullit dhe jo në një funksion të kuptuar keq të një partie...“

Doris Pack

Doris Pack

Bashkimi Evropian kërkon të hapë kufijtë për qytetarët e Shqipërisë kur të plotësohen kushtet për heqjen e vizave. Me një fjalë drejtësia dhe policia duhet të luftojnë më ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Liberalizimi i vizave nuk ka të bëjë me krizën politike, deklaron raportuesi i Parlamentit të BE-së për Shqipërinë, deputeti grek i të majtës së moderuar, Nikos Chountis.

„Ne propozojmë që vizat të hiqen që këtë vit për qytetarët e Shqipërisë dhe mendoj se Komisioni dhe Këshilli do të pranojnë këtë propozim. Njëri ose tjetri kërkon ta lidhe këtë vendim me krizën politike aktuale, por nuk ka arsye sepse kjo është çështje principi: Qytetarët e Shqipërisë kanë të drejtën të udhëtojnë pa vizë në BE po ashtu si njerëzit e tjerë të Ballkanit perëndimor..."

Autor: Jannis Papadimitriou

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 09.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OEqE
  • Data 09.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OEqE