1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

PE: Kosova mund të nënshkruajë Marrëveshjen

Këshilli për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian miratoi një rezolutë, me të cilën parashikohet mundësia e nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën.

Rezoluta parashikon mundësinë e nënshkrimit edhe të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin me Kosovën, edhe pse shtetin më të ri në Evropë ende nuk e kanë njohur pesë vende të Bashkimit Evropian. Me këtë dokument u "jepet zemër" vendeve, që nuk e kanë pranuar Kosovën, që këtë ta bëjnë. Rezoluta e miratuar me 39 vota pro, nëntë kundër dhe 11 abstinime kërkon heqjen e strukutrave paralele në veri, si dhe largimin e strukturave të sigurisë së Serbisë nga kjo pjesë e Kosovës. Nga autoritetet kërkohet, që të bëhen publike të gjitha të dhënat për financimin e këtyre struktrave, shëndetësisë dhe organeve të tjera serbe nga Beogradi zyrtar.

Dokumenti e mbështet dialogun mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e baroneshës Chaterine Ashton. Ai kërkon zbatimin në tërësi të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut për çështjet teknike, si dhe mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë. Në anën tjetër nga Prishitna kërkohet që të zbatojë të gjitha rregullat për decentralizimin e pushtetit, të parashikuara edhe me planin e Marti Ahtisaarit, në veçanti ato që kanë të bëjnë me serbët në veri.

"Autoritetet e Kosovës duhet të forcojnë angazhimin për realizimin e të gjitha ligjeve për minoritetet, sundimin e shtetit juridik, aftësimin e administratës dhe strukturat e tjera", thuhet në këtë dokument, me të cilin shprehet edhe pakënaqësi për "mangësitë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit", për të cilat thuhet se në Kosovë janë ende tepër të larta.