1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

PDK fiton zgjedhjet - LDK konteston rezultatin

Në bazë të rezultateve paraprake të zgjedhjeve PDK kryeson me shumicën e votave. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kontestoi sot rezultatin duke thënë se nuk është e mundur që PDK të ketë marrë kaq shumë vota.

default

Përkrahës të PDK në rrugët e Prishtinës

Komisioni qëndror i zgjedhjeve në bazë të rezultateve paraprake shpall fituese të zgjedhjeve PDK e udhëhequr nga Hashim Thaçi me 33.5 përqind të votave. E dyta radhitet LDK me 23.6 përqind e kryebashkiakut Isa Mustafa. Partia e tretë radhitet Lëvizja Vetvendosja me 12.2 përqind. Lëvizja Vetvendosja garoi për herë të parë në këto zgjedhje. AAK radhitet partia e katërt me 10.8 përqind të votave dhe AKR e biznesmenit Behxhet Pacolli, radhitet partia e pestë me 7.1 përqind të votave. Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, thotë se ky rezultat ka dalë nga shumica e vendvotimeve të numëruara me një pjesëmarrje në votime prej 47.5 përqind.

Akuza për parregullsi

Wahlen Kosovo 2010 Hashim Thaci

Kutitë e votimit në një qendër numërimi të KQZ në Fushë Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës, e kryebashkiakut Isa Mustafa, konsteston rezultatet paraprake të zgjedhjeve të publikuara nga KQZ-ve, ku partia e tij radhitet e dyta pas PDK-së, e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

Isa Mustafa, tha sot se ka dyshime të bazuara në përqindjen e lartë të prezantuar në favor të Partisë Demokratike e Kosovës. PDK-së sipas KQZ-së, fitoi 33.5 përqind të votave, ndërsa, LDK-së 23.6 përqind të votave. "Konsiderojmë që rezultatet paraprake të prezantuara nga KQZ-ve, me të cilat ilustrohet një përparësi e madhe e PDK-së kundruar LDK-së, është e habitshme dhe është e papranueshme për LDK-së", tha Isa Mustafa në një konferencë për media.

Komisioni për aneksa dhe parashtresa, deri tash ka marrë 171 ankesa të subjekteve të ndryshme politike për parregullsi në zgjedhje. Shumica e ankesave kanë të bëjnë me dy komuna, atë të Skënderajt dhe Drenasit, ku përqindja e daljes në votime ishte mbi 90 përqind dhe ku vëzhguesit e zgjedhjeve konstatuan parregullsi.

Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në veprim, që monitoroi zgjedhjet, tha sot se ka bazë për anulim të zgjedhjeve në Skenderaj dhe Drenas, mirëpo fjalën e fundit për këtë duhet ta thotë komisioni për ankesa dhe parashtresa.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 14.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QXbW
  • Data 14.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QXbW