1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

PBDNJ shkarkon ministrin e saj të punës dhe çështjeve sociale

Arben Muka /Tiranë22 Shtator 2008

Shkaku i shkarkimit të Kosta Barkas ishte mosmarrëveshja me kryesinë e PBDNJ-së për një pushim nga puna

https://p.dw.com/p/FMym
Ministri i punës dhe çështjeve sociale Kosta Barka në intervistë me DW
Ministri i punës dhe çështjeve sociale Kosta Barka në intervistë me DWFotografi: DW

Kryetari i Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule i paraqiti zyrtarisht sot pasdite kryeministrit Sali Berisha propozimin për shkarkimin e ministrit të punës dhe çështjeve sociale, Kosta Barka. Kryeministri Berisha mësohet se e ka qënë dakort me këtë propozim, në bazë dhe të formulës së bashkëpunimit në qeverisje që ka Partia Demokratike dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ.

Kosta Barka si përfaqësuesi i PBDNJ-së në kabinetin qeveritar ditët e fundit ka patur polemika me drejtuesit kreysorë të partisë. Shkaku kryesor ka qënë pushimi nga puna që ministri i bëri sekretarit të përgjithshëm të ministrisë, Andrea Marto, edhe ky një eksponent kryesor në PBDNJ. Më herët gjatë ditës së sotme Kosta Barka e kritikoi qendrimin e strukturave të partisë së tij, i cili sipas tij nuk ishte vetëm i “një grupi të caktuar dhe jo i të gjithë kryesisë”. Ai tha se e kishte pushuar vartësin e tij “për shkak të shkeljeve në punë”.

Gjatë takimit me kryeministrin, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule mësohet se ka bërë dhe propozimin për emrin e ri të ministrit të punës dhe çështjeve sociale, një emër që ai do ta bëjë publik gjatë mbrëmjes, pasi të ketë dhe një konsultë të fundit më përfaqësuesit e kryesisë së partisë.