1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

PBDNj dhe Omonia kërkojnë krijimin e zonave të lira

PBDNj dhe organizata Omonia propozojnë krijimin e zonave të lira për përfaqësimin e minoriteteve në parlamentin e ri shqiptar. Propozimi vjen pas dërgimit në parlament të projekt-ligjit për sistemin e ri zgjedhor

Vangjel Dule në bisedë me Deutsche Wellen, Georgios Pappas dhe Auron Dodi

Vangjel Dule në bisedë me Deutsche Wellen, Georgios Pappas dhe Auron Dodi

Pas dërgimit në parlament të proktligjit të propozuar nga dy partitë e mëdha PD – PS që është variant i sistemit zgjedhor propocional rajonal,

PBDNj dhe organizata Omonia propozojnë krijimin e zonave të lira për përfaqësimin e minoriteteve në parlamentin e ri shqiptar. Ato e shikojnë këtë mënyrë si zgjidhje për përfaqësimin e minoriteteve në parlament dhe mundësi për zhvillimin e pluralizmin në vend.


Kryetari PBDNj Vangjel Dule shprehet se Shqipëria duhet të aplikojë sistemin që procesi zgjedhor të mos menazhohet nga militantë partiakë por nga specialistë të depolitizuar, funksionarë për
proceset zgjedhore.Zoti Dule ka bindjen se kjo
mënyrë do të modernizojë sistemin zgjedhor shqiptar.

Në favor të lënies së zonave të lira është dhe
prefekti rretheve jugore e njëherësh kryetar i Omonias për Gjirokastrës Spiro Ksera.

Paralelisht me sistemin zgjedhor shprehet kryetari PBDNj Vangjel Dule duhet të kryhet edhe regjistrimi popullatës, dhe kartat e identitetit, procese këto të neglizhuara nga qeveria shqiptare dhe një kërkesë e vijueshme e Këshillit të Europës. PBDNj dhe org.Omonia janë tejet të shqetësuara se me sistemin e ri zgjedhor që propozohet, propocional rajonal ngushtohen së tepër hapësirat e përfaqësimit të minoriteteve në parlamentin e ri shqiptar.

  • Data 11.03.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMaQ
  • Data 11.03.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMaQ