1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pazar me punën e studentëve kosovarë

Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" trajton skandalin e një qendre kosovare, që ndihmon të gjejnë punë 180 studentë, por këtë ndihmë e ka kthyer në pazar fitimprurës, sipas gazetës.

default

"Kush ka fat punon në restorante apo hotele. Të tjerët shtrojnë kurrizin në ara, fabrika, apo punojnë si pastrues. Punë e rëndë, kjo cilësohet në përshkrimin e vendit vakant, e kufizuar për tre muaj, zgjedhja e qytetit ku do të punohet nuk është e mundur. Por në Prishtinë ka shumë vlerë puna në Kosovë."

Sipas gazetës gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" Agjencia Federale e Punës në Gjermani ndërmjetëson çdo vit ardhjen e 180 studentëve nga Prishtina. "Kjo është kompetencë e Qendrës për Ndërmjetësimin e Fuqisë së huaj punëtore (ZAV), degë e Agjencisë Federale, e cila punon edhe për tërheqjen e mjekëve apo informaticienëve nga jashtë në Gjermani. Në këtë rast ajo shpërndan vende pune, për të cilat nuk ka ndonjë të interesuar në Gjermani. Në Kosovë përkundër kësaj aplikojnë për vende të tilla pune qindra studentë."

Rritje e pagesës nga 20, në 40 deri në 105 euro

Në artikullin e saj, gazeta gjermane thekson se firma partnere e qendrës gjermane, e ka thyer këtë proces aplikimi në pazar fitimi për veten. Qendra e nxitjes së punësimit në Kosovë kërkon 105 euro për ndërmjetësimin. Këtë e raportojnë vetë studentët dhe e vërtetojnë dokumentat e Ministrisë së Punës të Kosovës. 180 ndërmjetësime sjellin një shumë prej 20.000 eurosh. E pyetur për këtë fakt, Qendra për Ndërmjetësimin e Fuqisë së huaj punëtore (ZAV) përgjigjet se partneri kosovar nuk duhet t'u kërkojë asnjë tarifë studentëve kosovarë. Por autoriteti gjerman në pesë vitet e fundit, nuk e ka kontrolluar asnjëherë gjendjen në terren."

"Edhe punonjësit e Ministrisë së Kosovës shprehen të habitur për pagesat që u kërkohen studentëve. Tarifat janë rritur nga ujdia e parë e arritur me Qendrën e Punës në vitin 2008, - nga 20 në 40 euro dhe së fundmi 105 euro". Kështu i është shprehur për gazetën gjermane, Hafiz Leka, drejtues i departamentit të punësimit në ministrinë kosovare. Por reagime ka pasur edhe nga përfaqësuesi gjerman i qendrës së ndërmjetësimit në Kosovë. Me shkrim ai i përgjigjet gazetës gjermane se nuk ka asnjë marrëveshje me Qendrën gjermane, që ndalon tarifat. "Faturat e paraqitura janë megjithatë shumë të larta. Sipas gjasave shumë studentë janë liruar nga pagesa. Por shifra të sakta ai nuk përmend", nënvizohet në shkrimin kritik të gazetës gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.