1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pavarësia e Kosovës nuk duhet të zvarritet jo me ditë por as me orë

Qytetarë nga Tirana japin opinionet e tyre

default

DW Mikrofon

Vizita, që nisi sot në Prishtinë Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi me delegacionin e madh prej 92 vetësh që e shoqëron atë, po ndiqet me interes edhe nga opinioni publik dhe qytetarët e Tiranës.

Idetë e fjalimit që mbajti Presidentit Topi, në Kuvendin e Kosovës, në paraditen e të enjtes, janë edhe fokusi kryesor i komenteve te tyre, në mikrofonin e korrespondentes sonë në Tiranë, Ani Ruci

„ Janë ide që shprehin se çfarë ka ndodhur dhe do të ndodhë në Kosovë. Nuk ka rrugë tjetër, Kosova ka hyrë në mënyrë të pakthyeshme drejt pavarësisë, pavarësisht nga përpjekjet që bën komuniteti ndërkombëtar për të kërkuar deri në çastin e fundit konsensusin me palën serbe, edhe ai vetë e di se kjo nuk mund të ndodhë. Nuk ka asnjë shtet që dominohet nga nacionalizmi, që të pranojë zgjidhje që bien ndesh me frymën nacionaliste. Vetë serbët e dinë që nuk kanë mundësi të bashkëpunojnë me shqiptarët nga pozicione superiore. Shpallja e pavarësisë është e vetmja rrugë që ka mbetur. Sa më shpejt që të realizohet kjo zgjidhje që de facto është konstituar si e tillë, aq më mirë është për Kosovën, jo vetëm për shqiptarët e atjeshëm por edhe për serbët, pakicat e tjera që jetojnë atje. Aq më mirë është edhe për Serbinë pasi do ta çlirojë atë nga psikoza e dominimit të një etnie mbi një tjetër, si ka ndodhur për rreth 100 vjet gjatë bashkëjetesës së dhunshme mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovën nën Serbinë"

Një qytetar tjetër i Tiranës shprehet:

„ Shpallja e pavarësisë së Kosovës duhet te mos vonojë me orë, jo më me ditë.. Kjo është në interes të Koosvës por edhe të gjithë rajonit. Pavarësia e Kosovës duhet të shpallet sa më shpejt duke respektuar të gjitha rregulat e lojës dhe sidomos garantimin e të drejtave të gjithë minoriteteve. Flitet gjithmonë për minoritetin serb atje... por kjo duhet bërë për të gjitha minoritetet. Qeveria e sapokrijuar e Koosvës duhet ta ketë këtë prioritet të prioriteteve të saj. Pavarësia e Kosovës është stabilitet dhe paqe në rajon.
Ashtu si e tha edhe Presidenti Topi në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, qeveria e një Kosove të pavarur duhet ta ketë orientimin e saj , që ditën e parë drejt Brukselit. Mesazhi i presidentit Topi për përgjegjësinë që duhet të marrë klasa politike e Prishtinës për të përballuar momentin historik të shpalljes së Pavarësisë si edhe cilësimi i ngjarjes si momenti më i rëndësishëm i historisë së Kosovës vjen në kohën dhe forcën e duhur.

  • Data 25.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cxir
  • Data 25.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cxir