1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pavarësi apo autonomi? Parlamenti tibetian në emigracion hyn në grevë urie

Kina në konfliktin për Tibetin i ka ashpërsuar dukshëm sulmet ndaj Dalai Lamës duke bërë fjalë për një luftë për jetë e vdekje me armikun. Dalai Lama sërish është prononcuar për zgjidhjen paqësore të konfliktit.

default

Dalai Lama

Linjën paqësore të Dalai Lamës ndjek edhe parlamenti tibetian në emigracion, që të mërkurën (19.03) nisi grevën e urisë. 43 deputetë të parlamentit tibetian në emigracion të inkurajuar nga mbi dhjetë murgj budistë demonstrojnë një ditë të tërë kundër sundimit kinez. Kjo është një protestë paqësore.

"Kjo është jo vetëm linja e Dalai Lamës, por edhe e qeverisë në emigracion, që synon ta zgjidhë pa dhunë problemin e Tibetit", thotë Karman Tshofel, president i parlamentit në emigracion.

Ata që kanë hyrë në grevën e urisë mbajnë në dorë pankarta me kërkesa për hetimin ndërkombëtar të trazirave të javës së kaluar, për lirimin e demonstruesve dhe fundin e dhunës. Por ato nuk kërkojnë bojkotimin e olimpiadës në Kinë dhe as pavarësinë për Tibetin.

"Ne jemi të gatshëm të jetojmë me kinezët si një pjesë e Republikës Popullore të Kinës, por tibetianët duan autonominë dhe kinezët duhet të largohen nga Tibeti."

Tibeti i zhgënjyer

Kjo është një rrugë e mesme, që ndjek prej kohësh Dalai Lama. Por meqenëse bisedimet me të dërguarin e tij me autoritetet kineze deri tani nuk kanë sjellë asnjë rezultat, shumë tibetianë janë të zhgënjyer, veçanërisht të rinjtë që disa rrugë më tutje po në Deli shprehin me zë të lartë indinjatën e tyre. Rroftë Dalai Lama, thërrasin pjesëmarrësit në një manifestim të kongresit të të rinjve tibetianë, por nga ana tjetër ata thërrasin edhe: poshtë Hu Zhintao, presidenti kinez.

Demonstruesit kanë lyer fytyrën me lotë të kuq dhe djegin flamujt kinezë. “Natyrisht ne duam pavarësinë, pavarësinë e plotë.” Unë dua pavarësinë e plotë për Tibetin, thotë 25 vjeçari Dashi nga kongresi i të rinjve tibetianë. Kjo organizatë ditët e fundit e ka kritikuar Dalai Lamën si shumë të ngurtë. "Dalai Lama ka qëndrimin e tij, por kongresi i të rinjve nuk do të pranojë asnjë kusht për kompromis duke kërkuar vetëm pavarësinë.", thotë Dashi.

Një tibetiane e pakët në trup vëzhgon demonstratën dhe qan: "Dalai Lama ka qenë gjithmonë për paqe dhe kundër dhunës, ndërsa tani njerëzit shkaktojnë trazira duke ia ngarkuar atij përgjegjësinë, ndonëse ai s´ka të bëjë me këtë." thotë ajo, që është larguar qysh fëmijë në Indi. Kina e akuzon nobelistin e paqes, se qëndron pas trazirave në Tibet.

Deklarata e Dalai Lamës

Pikërisht Dalai Lama deklaroi, se do të japë dorëheqjen si shef i lëvizjes tibetiane në emigracion, në rast, se tibetianët duan të luftojnë me dhunë për të arritur qëllimin e pavarësisë. Për 72 vjeçarin dhuna është kundër natyrës njerëzor. Djaloshi Dashi mendon ndryshe: "Le të presim një herë, se çfarë do të sjellë heqja dorë nga dhuna. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë s´ka alternativë veç përdorimit të dhunës."

  • Data 19.03.2008
  • Autor Sabina Matthay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRLw
  • Data 19.03.2008
  • Autor Sabina Matthay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRLw