1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pavarësia e Katalonjës: Katastrofa e panjohur

Mariel Müller
8 Tetor 2017

Mijëra katalonjas protestuan në Barcelonë për dialog dhe jo konfrontim të mëtejshëm në krizën aktuale. Kërkesat e tyre: Më shumë zgjidhje, më pak egoizëm.

https://p.dw.com/p/2lSS6
Spanien Friedlicher Protest vor dem Präsidentenpalast in Barcelona
Fotografi: DW/M. Müller

Një det me bluza të bardha të shtunën (07.10) në Barcelonë. Ky ishte simboli i paqes në sheshin Plaça Sant Jaume në qendër të Barcelonës. Mijëra vetë iu bashkuan një thirrjeje anonime për protestë. Qëllimi i protestuesve ishte që të dyja palët si kryeministri, Mariano Rajoy dhe presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont të zhvillojnë dialog mes tyre.

„Të dyja palët duhet të ulen me njëra-tjetrën dhe të bisedojnë, kështu nuk vazhdohet më ", u shpreh një protestues. Ndërsa një tjetër thekson, se „sikur të kisha parë një flamur katalonjas apo spanjoll do të isha larguar menjëherë".  Vetëm flamuj të bardhë shiheshin në protestë me mbishkrime- „na lini të flasim". Një protestuese e re u shpreh se „kjo është një lëvizje popullore, dhe jo partiake".

Spanien Friedlicher Protest vor dem Präsidentenpalast in Barcelona
Fotografi: DW/M. Müller

Shumica që hesht

Shumë vetë janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë, nëse presidenti Puigdemont të martën e ardhshme shpall pavarësinë. A do të aktivizojë Spanja nenin 155 dhe do t'i heqë autonominë Katalonjës? Si do të reagojnë përkrahësit e separatistëve? Do të ketë dhunë? Të gjitha këto janë shqetësimet e pjesës tjetër të katalonjasve, krahas separatistëve. Një grua e zemëruar shprehet se ne jemi „shumica që hesht. Jemi ata 60% që nuk shkuan në referendum. „Politikanët duhet të bëjnë punën e tyre, e të vendosin për ne popullin, e jo për qëllimet e tyre politike", thotë protestuesja e zemëruar.

Politologu Oriol Bartomeu nga Universiteti i Pavarur i Barcelonës thotë se „shumica e katalanëve duan të qëndrojnë në Spanjë, nëse pozicioni autonom i vendit forcohet“. Problematike sipas politologut është se Madridi nuk do të lëvizë asnjë centimër, sepse „pala spanjolle ka ndjesinë se fiton, pse duhet të lëvizë ajo? .Ajo mendon, ose ju dorëzoheni komplet, ose deklaroni njëanshëm pavarësinë?“ Por sipas Bartomeut, kjo do të ishte me rrezik për qeverinë e Katalonjës, sepse nuk ka shumicë për këtë gjë. Si pasojë, qeveria e Spanjës do të aktivizonte nenin 155. E pas kësaj? Politologu Oriol BArtomeu thotë se „kjo do të ishte katastrofa e panjohur“.