1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pauell për Obamën: Një gjeneratë e re që po vjen në skenën botërore

Lindita Arapi19 Tetor 2008

Ish-ministri i jashtëm amerikan në vitet 2001- 2005, Kolin Pauell në një intervistë me kanalin e njohur amerikan NBC ka shprehur zyrtarisht mbështetjen e tij për kandidatin demokrat, Barak Obama.

https://p.dw.com/p/Fd6Y
Kolin Pauell me presidentin Bush, kur ai shpalli emërimin e tij si ministër të jashtëmFotografi: AP

Fitorja për Barak Obamën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale duket edhe më e afërt. Ai mori edhe votën e një republikani, e jo të një republikani dosido, por të një gjenerali me katër yje, të një ish-ministri të jashtëm amerikan, Kolin Pauellit (Colin Powell) 71 vjeçar. Në këtë moment kthese të historisë amerikane duhet një president që të paraqesë një ndërrim gjeneratash, një president që të ndihmojë për të ngritur imazhin e Amerikës sërish në sytë e botës, thotë Pauell. "Ai i ka të dyja, stil dhe brumë. Ai ka arritur standartin e të qenurit president i suksesshëm, i të qenurit president i veçantë. Mendoj se ai është një figurë transformuese, një gjeneratë e rë që po vjen në skenën botërore, në skenën amerikan, dhe për këtë arsye und do të votoj për senatorin Barak Obama."

Kështu e argumentoi ish-ministri i jashtëm Kolin Pauell mbështetjen zyrtare që i dha kandidatit demokrat. Një qëndrim ky që e habiti, por jo aq tepër opinionin, sepse Pauell njihet për qëndrimet e tij liberale, të cilat nuk i ka fshehur kurrë.

Karriera e Pauellit, nga fëmijë emigrantësh xhamajkianë, në atë të gjeneralit dhe të anëtarit të qeverisë Bush të kujton ngjitjen e Obamës. Pauell gjithashtu qe ministri i parë i jashtëm amerikan me ngjyrë. Por Pauell e bëri të qartë në intervistën e tij në televizionin amerikan, se nuk ka qenë ngjyra që e bëri të mbështesë senatorin nga Illinois. Po qe se ajo do të kishte qenë faktor në vendimin tim, tha ai, atëherë nuk do të kisha pritur kaq gjatë që të shprehja mbështetjen time për Obamën. Nuk është e lehtë që të le në baltë, mikun tim Xhon Mekkein.

Pauell u shpreh i zhgënjyer për tonin e përdorur nga Mekkein në fushatën zgjedhore, për zgjedhjen e tij, caktimin e Sara Pelin si kandidate për zëvendëspresidente, madje ai i nuk i jep Mekkeinit besimin në aftësitë e tij për zgjidhjen e problemeve ekonomike. "Në rastin e Mekkeinit mendoj se ai është ca i pasigurtë përsa i përket problemeve ekonomike qe kemi. Gati çdo ditë del me një teori të re për problemet ekonomike. Gjithashtu isha i shqetësuar për zgjedhjen e guvernatores Pelin. Nuk mendoj se ajo do të ishte gati për të qenë presidente e SHBA-ve, që është edhe puna e një zëvendëspresidenti."

Kujtojme se Kolin Pauell u përpoq mjaft si ministër i jashtëm për të bindur Këshillin e Sigurimit për ta mbështetur në luftën në Irak. Më vonë paraqitjen e tij para KS ku provat e tij për armjë atomike nuk Irak dolën si të gabuara, Pauell e cilësoi sinjë nga gabimet e tij më të mëdha.