1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Polen EU

13 Prill 2010

Në Bruksel, diplomatët evropianë kanë shprehur pikëllimin e tyre të thellë për vdekjen tragjike të presidentit polak Lech Kaczynski dhe të përfaqësuesve të tjerë politikë të shtetit.

https://p.dw.com/p/MuhS
Fotografi: AP

Deputetja konservatore evropiane Danuta Hübner është veshur me të zeza. Qysh prej ditës së shtunë, ka marrë qindra mesazhe telefonike nga miq dhe kolegë, të cilën shprehin pikëllimin e tyre më të thellë:

"Kjo është një tragjedi për Poloninë, por tani ajo është shndërruar në një tragjedi evropiane, sepse marrim mesazhe nga e gjithë evropa. Kjo është një dramë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Evropë", shprehet ajo.

Die Europaabgeordnete Danuta Hübner
Deputetja evropiane Danuta Hübner mban ziFotografi: DW

Të shtunën në mëngjes, Danuta Hübner kishte qënë në aeroportin e Varshavës kur u nis aeroplani me delegacionin polak. Ajo vetë fluturoi vetëm gjysmë ore më vonë me kryeministrin Donald Tusk në një takim në Danzig. Menjëherë sapo arritën atje, u erdhën telefonatat me lajmin e tmerrshëm.

Deputetët evropianë të tronditur mbi vdekjen tragjike të presidentit polak

Edhe presidenti i Parlamentit të BE-së, Jerzy Buzek e kaloi fundjavën në Poloni, atdheun e tij dhe deklaroi menjëherë nëpërmjet një videoje telefonike:

"Në emër të Parlamentit Evropian dua t'u shpreh të afërmve dhe miqve ngushëllimin tim më të thellë dhe mbështetjen tonë për shtetin polak."

Përveç presidentit polak Kaczynski, në aksidentin tragjik humbën jetën shumë miq dhe shokë politikë të Buzekut. Një humbje kaq e madhe është një dramë për Poloninë, u shpreh Buzek:

"Për ne është shumë e vlefshme që jemi në BE dhe NATO. Sot ndjehemi të sigurtë në Poloni dhe gjatë të tragjedie të tillë jemi me fat që jemi të lidhur me shtete e vende të tjera."

Angela Merkel bekundet Beileid zu Flugzeugabsturz in Russland
Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreh pikëllimin e saj të thellë mbi humbjen tragjikeFotografi: AP

Lech Kaczynski vlerësohej si një partner i vështirë politik, i cili nuk i kishte shumë besë Evropës. Vetëm pas përpjekjesh të gjata pikërisht me presidentin polak, u realizua marrëveshja e re e Lisbonës. Kancelarja gjermane Angela Merkel kujton:

"Unë kujtoj shumë situata me të në parketin evropian dhe ndërkombëtar. Lech Kaczynski ishte një përfaqësues i denjë i interesave të vendit të tij. Ai e donte atdheun e tij dhe ishte një evropian, me të cilin mund të debatohej."

Ngushëllimin e tyre të thellë e shprehën edhe shumë politikanë të tjerë evropainë. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy u shporeh se Kaczynski ia kishte "dedikuar jetën e tij Polonisë" dhe shumë politikanë të tjerë evropianë kujtuan angazhimin e Kaczynskit në lëvizjen anti-komuniste në Poloni.

Preokupim për të ardhmen politike të Polonisë

Deputetja evropiane Danuta Hübner preokupohet mbi të gjitha mbi të ardhmen politike të Polonisë. Ajo është e kënaqur me ndjenjën e bashkësisë që shfaqin polakët pas kësaj tragjedie. Por lufta tradicionale për pushtet politik mund të fillojë shumë shpejt, thotë Hübner:

"Nuk jam naive. E di shumë mirë që brenda pak javësh apo muajsh do t'i rikthehemi realitetit brutal politik."

Në Poloni do të zhvillohen në qershor zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Ende nuk dihet nëse vëllai binjak i presidentit të vdekur, Jaroslav Kaczynski, do të kandidojë apo jo.

Autor: Susanne Hehn / Sonila Sand

Redaktoi: Eliana Xhani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë