1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Portret

Patrick Nuo: Përvoja nga të dyja kulturat më ka bërë të jem edhe më i pasur në shpirt

Patrick Nuo (28 vjeç) ishte anëtar i jurisë në spektaklin televiziv gjerman DSDS 2011. Karierën e tij muzikore filimisht e ka bërë mes Lucernës dhe Hamburgut. Aktualisht jeton në Los Anxhelos të SHBA-së

Patrick Nuo ist Jurymitglied von Deutschland sucht den Superstar (DSDS) (0041) Foto: Mimoza Kelmendi, Köln, 30.4.2011

Patrick Nuo

Në spektaklin televiziv „Deutschland sucht den Superstar“ 2011 (Gjermania kërkon një yll) pati dy supriza për publikun gjerman, por veçanërsiht për atë shqiptar. E para: Një nga tre finalistët për titull ishte një djalë me origjinë nga Kosova, Ardian Bujupi. E dyta: Një nga tre anëtarët e jurisë së këtij spektakli, krahas Diter Bohlen-it, dhe Fernanda Brandao-s, ishte edhe Patrick Nuo, nga Zvicra, por edhe ai me origjinë nga Kosova. I ati i tij është nga fshati Janosh i Gjakovës ndërsa nëna zviceriane. Pikërisht për këtë, shou televiziv DSDS është ndjekur me shumë interesim jo vetëm në Gjermani, Zvicër dhe Austri, por  edhe nga të rinjtë në Kosovë.

Patrick Nuo in Gespräch mit Mimoza Kelmendi Foto: Mimoza Kelmendi, Köln, 30.4.2011

Patrick Nuo në bisedë me Mimoza Kelmendin në Këln

Kush është Patrick Nuo?

Në një bisedë eksluzive me DW, Patricku tregon se ka filluar të këndojë qysh kur ishte i vogël, sepse i ati i tij është DJ dhe gjatë gjithë kohës ai është ushqyer dhe rritur me muzikë. Ai u bë i vetëdijshëm se mund të bëhej këngëtar kur ishte 12 -13 vjeç. “Atëherë mu bë e qartë se muzika është e ardhmja ime“, thotë ai në mikrofonin tonë. Patricku u rrit mes traditës shqiptare dhe kulturës zviceriane, një privilegj ky që edhe vetë Patricku nuk e fsheh. “Kam nisur të mësojë gjuhën shqipe kur isha dhjetë vjeç. Vit pas viti kam arritur ta përvetësojë mirë atë dhe të komunikojë në gjuhën shqipe me gjithë të afërmit e familjes së babait tim në Zvicër, Kosovë e kudo ku janë. Pra kjo përvojë nga të dyja kulturat më ka bërë të jem edhe më i pasur në shpirt. Janë gërshetuar kultura luksoze zviceriane me traditën mjaft  të pasur shqiptare. Kjo më bën të ndjehem krenar”, thotë Nuo, i cili aktualisht ndodhet për herë të parë  në karriken e anëtarit të jurisë në një nga spektaklet mjaft të suksesshme televizive në Gjermani.

Si anëtar jurie në DSDS, përvojë e re

ARCHIV - Die neue Jury von Deutschland sucht den Superstar (DSDS), Sänger Patrick Nuo (l-r), Sängerin Fernanda Brandao und Musikproduzent Dieter Bohlen, steht am 19.10.2010 in Köln im Studio in Köln. Die achte Staffel der RTL-Castingshow startet am Samstag (08.01.2011). Foto: Jörg Carstensen dpa/lnw (zu dpa-Meldung vom 05.01.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Juria e DSDS: Patrick Nuo, Fernanda Brandao dhe Dieter Bohlen

Kjo është edhe përvoja e tij e parë në këtë pozicion. Ai e vlerëson shumë këtë aktivitet dhe angazhimin e të rinjve të talentuar edhe pse ka shumë raste që kandidatët vijnë vetëm për shou, por kjo sipas tij varet nga karakteri i kandidatit. Mendimi i tij është që të rinjtë sjellin një mesazh të qartë në këto aktivitete. ”Ata shpalosin talentin e tyre si këngëtarë duke hapur një dritare të re për të ardhmen”, thekson ai për programin tonë. Si anëtar i jursië Patricku vlerëson punën e disa prej të rinjve të cilët e marrin shumë seriozisht konkurrencën dhe përpiqen të përmirësohen gjithmonë e më shumë për një paraqitje sa më dinjitoze të perfomancës së tyre. “Ata respektojnë shumë kritikat, vërejtjet e jurisë dhe kjo i ndihmon ata që të arrijnë ëndrrat e tyre”.

Pas përvojës në spektaklin DSDS, Patricku do të vazhdojë realizimin e projekteve dhe planeve krijuese për të ardhmen.Ka nxjerrë tre albume me këngë: 2003 Welcome, 2005 Superglue, 2007 Nuo dhe po punon për albumin e katërt të tij. Megjithse i është kthyer biznesit televiziv, ai nuk e ndan të kënduarit në skenë me të prodhuarit muzikë, apo të interpretuarit nëpër filma. Ato janë të tëra shumë të rëndësishme, pasi arti dhe muzika janë "jeta e tij" dhe ai me shumë pasion dëshiron që ky art "të prekë gjithë botën".

 

Autor: Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 05.05.2011
  • Fjalët kyç NUO dsds
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/119UD
  • Data 05.05.2011
  • Fjalët kyç NUO dsds
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/119UD